Qeveria mbylli pushimet zyrtarisht dhe ka nisur punën për sezonin e ri sa i përket zhvillimeve politike. Sot, më 26 gusht, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me ministra të kabinetit aktual.
Gazetarja Klesiana Omeri raportoi për Klan News se ka qenë ministri i Financave, Petrit Malaj, i pari që ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë.
Pasi ai ka dalë nga kryeministria, Ramës i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
“Nuk ka detaje, janë takime informale, por duket se lidhen ngushtësisht me përgatitjen që është duke bërë kryeministri Edi Rama për sezonin e ri. Forumi i parë që do të mblidhet është më i rëndësishmi dhe më i madhi për PS që është asambleja”, raportoi gazetarja.
Nga konfirmimet deri më tani nuk pritet që ajo të zhvillohet brenda muajit gusht.
“Në ditët e para të muajit shtator pritet të mblidhet asambleja ku do të bëhen publikë emrat e qeverisë së re. Pritet me interes se deri në ç’nivel do të bëjë ndryshime kryeministri Edi Rama”, raportoi gazetarja.