PRISHTINE – Gjatë mbledhjes së sotme kryeministri Isa Mustafa, ka prezantuar iniciativën e ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, që viti 2016 të cilësohet simbolikisht si Viti i Nënë Terezës në Kosovë. “Duke pasur parasysh që ky vit do të jetë shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolikisht do ta cilësojmë edhe ne si “Viti i Nënë Terezës në Kosovë”, është shprehur Mustafa.
“Ta shfrytëzojmë këtë vit për afirmimin e humanizmit, afirmimin e mirëkuptimit, afirmimin e ndihmës, afirmimin e raporteve të mira dhe korrekte të paqes dhe dinjitetit në Kosovë”, tha me tej Mustafa.
Kabineti qeveritar në Kosovë unanimisht ka votuar këtë iniciativë.