Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qeveria dështoi”, PD: Ja e vërteta e 80 milionë eurove për muajin gusht

2019/09/18 at 11:15 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qeveria dështoi”, PD: Ja e vërteta e 80 milionë eurove për muajin gusht

Partia Demokratike është shprehur se qeveria “Rama” ka dështuar në me arkëtimin e taksave në muajin gusht.

Në një dalje për mediat,  drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti ka thënë se në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtuan 33% më pak.

Gjë e cila sipas PD, përkthehet në më pak investime dhe më shumë luks qeveritar. Teliti u shpreh gjithashtu se; “Aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes”.

Deklarata e Dorian Telitit

Edi Rama e ka zhytur ekonominë kombëtare në krizë të thellë.

Më pak të ardhura, më pak investime, më shumë shpenzime për luksin qeveritar.

Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë.

Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore.

Pavarësisht propagandës, aksioni kundër bizneseve jo vetëm nuk e përmbysi dot rezultatin e performancës negative në tatime e dogana, por dha impakt akoma më negativ në treguesit e ekonomisë dhe në mbledhjen e të ardhurave.

Konkretisht, TVSH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, TVSH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak.

Pra, aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes.

Më pak TVSH, më pak akciza, më pak taksa nacionale e taksa doganore në arkën e shtetit.

Gjithashtu më pak investime.

Në 8 muajt e parë të vitit janë financuar 56 milionë euro më pak për projektet e investimeve publike. Janë 56 milionë euro më pak për shkolla, spitale, rrugë, ujësjellësa, sepse prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët dhe zhvillimi i vendit.

E vetmja gjë që ka rritje është shpenzimi për luksin qeveritar.

Ky 8 mujor eshtë kulmi i abuzimit me shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes. Në vendin më të varfër të Europës, qeveria i ka rritur këto shpenzime me 32 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Të dhënat e 8 mujorit nxjerrin në pah përkeqësimin e ekonomisë së familjeve dhe bizneseve shqiptare. Deri në fund të vitit përkeqësimi parashikohet të thellohet, nëse vendi vazhdon të qeveriset nga kjo klikë e korruptuar, e cila nuk punon për qytetarët, sepse nuk zgjidhet prej tyre.

Vendi ka nevojë urgjente për një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me program të qartë për daljen nga kriza.

Alternativa e Partisë Demokratike është e vetmja zgjidhje që e çliron ekonominë nga kapja e një grushti oligarkësh dhe kriminelësh, duke e vendosur atë në funksionin të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Alternativa e Partisë Demokratike për uljen e taksave, për eleminimin e gjobëvënies ndaj biznesit, për rritjen e investimeve në sektorët kyçë të ekonominë  është rruga e vetme e daljes nga kriza e thellë ku e ka futur vendin Edi Rama./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 02 dhjetor 2025

2 Dhjetor, 2025 7:36 am
Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
-U tha në Opinion

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

1 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor, 2025 10:22 pm
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

1 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj
Bota

Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

1 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Para
Bllokonin valët e pultit të makinave dhe i vidhnin, identifikohen autorët

Bllokonin valët e pultit të makinave dhe i vidhnin, identifikohen autorët

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu në Elbasan

Elbasan/ I kërkoi favore seksuale studentes,pedagogu pezullohet nga detyra

Kongresi i Sindikatave, Basha: PD ka gati planin e ri qeverisës

Kongresi i Sindikatave, Basha: PD ka gati planin e ri qeverisës

TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 02 dhjetor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
2 Dhjetor, 2025

Dashi Nëse sot në tavolinën tuaj has diçka që nuk e kuptoni, kërkoni dikë për këshilla. Mos u bëni sikur...

Lexo më shumë

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
1 Dhjetor, 2025

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, komentoi vendimin e gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
1 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme...

Lexo më shumë

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
1 Dhjetor, 2025

Duke vizituar një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se forcat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com