Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme

2024/12/20 at 5:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme

Një projektligj i negociuar me urgjencë nga republikanët, për të miratuar një buxhet të përkohshëm që qeveria mos të mbyllet sonte në mesnatë, u rrëzua në Dhomën e Përfaqësuesve të enjten.


Demokratët dhe disa republikanë votuan kundër projektligjit, që parashikonte ndër të tjera, heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027. Fillimisht në Kongres ishte arritur një marrëveshje dypartike mbi buxhetin, që do të financonte qeverinë deri në marsin e vitit ardhshëm, por Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk e refuzuan atë. Edhe sot zoti Trump, në një postim në mediat sociale, këmbënguli në rritjen e tavanit të borxhit si pjesë e një marrëveshjeje për financimin e agjencive federale. Nëse kjo nuk ndodh tha ai, qeveria le të mbyllet që tani. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton.

Ligjvënësve po u ngushtohet koha për të miratuar buxhetin për qeverinë, ndërsa mesnatën e së premtes skadon afati për financimin e saj, duke rrezikuar mbylljen e agjencive federale.

“Është një proces i gjatë. Ndonjëherë duhet pak kohë për të arritur konsensus”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

Projektligji, që parashikonte heqjen e tavanit të borxhit deri në vitin 2027, dështoi të enjten në mbrëmje. Ai u negociua brenda pak orësh, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump nëpërmjet një postimi në faqen e tij të median sociale “Truth Social”, tha se republikanët duhet të bien dakord për rritjen e tavanit të borxhit, përpara se të miratonin projektligjin mbi buxhetin.

Kevin Kosar, ekspert i institutit ‘American Enterprise Institute’, që hulumton politikat publike tha se kjo ishte një kërkesë jo e lehtë për të rënë dakord.

“Në një farë mase, ishte në avantazhin e tij. Nëse Kongresi e trajtonte tani këtë çështje, atëherë ai nuk do të duhej të bënte negociata rreth saj më vonë ose të mbante barrën e reagimit populist për rritjen e kufirit të borxhit. Nga ana tjetër ishte një kërkesë që u bë vonë. Kongresi po përpiqet të mbyllet para festës së Krishtlindjeve dhe arritja e marrëveshjeje mbi rritjen e kufirit të borxhit është jashtëzakonisht e vështirë”, tha ai.

Zoti Trump e mbështeti paketën e re ligjore të negociuar nga republikanët të enjten pasdite, por ligjvënësit republikanë të vijës ashpër e kundërshtuan atë. Sipas tyre republikanët po mbështesnin shpenzime që vendi nuk mund t’i përballojë, pa marrë parasysh pasojat.

“Treqind e tridhjetë miliardë dollarë – urime që e keni rritur borxhin që kur e fituat sërish shumicën (në Dhomën e Përfaqësuesve) më 5 nëntor. Kjo është e turpshme”, tha ligjvënësi republikan Chip Roy.

Demokratët, e refuzuan gjithashtu projektligjin e ri.

“Republikanët ekstremiste të MAGA-s vendosën të bëjnë atë që u urdhëruan të pasurit, milionerët dhe miliarderët me lidhje te forta, dhe jo njerëzit e klasës punëtore në të gjithë Amerikën”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

Projektligji origjinal mbi të cilin kishin rënë dakord të dyja palët, përfshinte 100 miliardë dollarë ndihma për raste të fatkeqësive natyrore dhe miliarda dollarë për fermerët. Po kështu ai parashikonte financimin e qeverisë deri në mes të muajit mars.

Por Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe aleat i Trump e kundërshtoi atë. Në një postim në median sociale X ai shkruante “Ndaloni vjedhjen e taksave tuaja”.

Analisti Tom Schatz i tha Zërit të Amerikës se kjo gjë përfaqëson një mënyrë të re qeverisjeje.

“Dallimi mes përpjekjeve për të eliminuar shpenzimet e kota në të kaluarën dhe sot, është media sociale. Taskapaguesit kanë një mundësi më të madhe për t’ua bërë të njohura pikëpamjet e tyre anëtarëve të Kongresit dhe kjo mund të bëhet më shpejt. Nëse nevojitet miratim i ligjeve për të konsoliduar departamente ose programe tashmë përgjigja mund të jetë më e shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse për shkak të medias sociale”, tha ai.

Nëse ligjvënësit nuk arrijnë një marrëveshje deri sot në mesnatë, miliona punonjës federalë do të detyrohen të ndërpresin punën.



Ju sugjerojmë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Para
Zgjidhet kreu i ri i Seria A

Zgjidhet kreu i ri i Seria A

U plagos gabimisht në atentatin që iu bë Kejvin Hajrullës, 35-vjeçari: Mendova se ishin fishekzjarrë

U plagos gabimisht në atentatin që iu bë Kejvin Hajrullës, 35-vjeçari: Mendova se ishin fishekzjarrë

“New York Times”: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse evropiane për t’u vizituar në 2025

“New York Times”: Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse evropiane për t’u vizituar në 2025
















TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com