Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë relaks dhe aventurë. Ky sezon veror ka nisur me këmbë të mbarë për qytetin bregdetar, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët nga mbarë bota bota.
“E dashuroj Vlorën, është shumë e bukur”
“Është fantastike, plazhet, pamja e mrekullueshme, njerëzit, ushqimi, do te kthehem këtu sërish sepse më pëlqen shumë”
“Sapo kemi ardhur, dje nga SHBA, por është bukur, do të jemi këtu 3 javë,të gjithë janë shumë të sjellshëm dhe ushqimi është shumë i mirë, ne kemi një mik në Durrës kemi qenë atje në Tiranë por donim të shihnim dhe Vlorën.”
E renditur si një prej dhjetë destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, qyteti bregdetar është vizituar edhe nga emigrantët shqiptarë.
“Sivjet është bërë më e bukur”, tha vizitorja.
Krahas plazheve të mrekullueshme, Vlora tanimë ofron përmes një platforme edhe promovimin e vlerave kulturore e historike, ku vitin e kaluar nga janari deri në dhjetor zonat e mbrojtura dhe institucionet e kulturës u vizituan nga 817 mijë e 769 turistë të huaj.
Tv Klan