TIRANË- Ndërsa Tirana është pushtuar nga qentë e rrugëve duke u bërë rrezik i agresionit dhe përhapjes së sëmundjeve, të gjithë ngrenë duart përballë këtij shqetësimi qytetar.
Bashkia në një deklaratë për Opinion.al tha se nuk ka fonde për faksinimin dhe sterilizimin e tyre dhe do të presë buxhetin e vitit 2016 për të ndërhyrë. Nga ana tjetër janë edhe një sërë OJF që i kemi parë shpesh në aktivitete apo deklarata në mbrojtje të kafshëve.
Por çfarë bëjnë konkretisht këto shoqata, a marrin fonde nga organizmat ndërkombëtare? Ne kemi intervistuar dy prej tyre për të na treguar misionin dhe arritjet konkrete.
Sazan Guri, përfaqësues i OJF “Fidemi”
Në gjithë Shqipërine janë 25 mijë qen rruge. Shoqata ku jam unë merret vetem me filozofi, pra sensibilizim. Kemi ndihmuar njësitë vendore me projekte falas dhe po ndihmojnë në përmirësimin e legjislacionit. Nuk kam aplikuar kurrë për projekte (fonde) në asnjë organizëm. “FIDEMI” nuk merret me punë në terrem por vetëm me sensibilizim dhe ndërmjetësim për adoptim të kafshëve.
Aktivist nga ARSA, nuk pranoi të publikonte emrin në media
ARSA funskionon përmes disa vullnetarëve që e ndjejnë si obligim mbrojtjen e kafshëve. Kemi kontribuar ndër vite për faksinimin dhe matrikullimin e qenve të rrugës kryesisht në Tiranë. Kemi kryer 600 faksnime dhe 300 birësime. Të huajt që ofrohen, vijnë me mjetet e tyre dhe punojnë në terren nuk akordojnë fonde për shoqatat në vend.
Por nuk janë vetëm këto dy OJF janë dhjetëra të tjera që punojnë në këtë fushë në vendin tonë, dhe jo vetëm në Tiranë por edhe në Vlorë dhe Fier. Nga burime jo zyrtare mësohet se Bashkimi Europian financon me mijëra euro për OJF në mbrojtje të kafshëve, financime këto që nuk deklarohen asnjëherë nga ata që i përfitojnë.