Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qënke eksituar, shko mjekohu”, Gjinushi flet për incidentin me gazetaren

2019/05/28 at 5:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Qënke eksituar, shko mjekohu”, Gjinushi flet për incidentin me gazetaren

Kreu i ri i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në “Report TV”, ka folur në lidhje për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, si dhe për akuzat nga Artan Fuga dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu, Gjinushi ka folur në lidhje me incidentin i cili ndodhi pak ditë më parë me një gazetare, e cila pyeti se kur i lindi ambicia për t’u bërë kryetar Akademisë së Shkencave.

Pyetje e cila nuk u prit mirë nga Gjinushi, duke i përgjigjur me ironi; “Bashkë me lindjen tënde, qënke shumë e eksituar, shko mjekohu”.

Lidhur më këtë reagim kreu i ri i Akademisë së Shkencave teksa ka kërkuar falje për reagimin e tij, tha se ishte ndjerë i provokuar nga pyetja.

Pjesë nga intervista e Skënder Gjinushit në Report Tv

Si ndiheni se u zgjodhët kryetar pa rival përballë?
Nuk mund të mbarten problemet e politikës në Akademinë e Shkencave. Akademia nuk ka fuqi mbi institutet kërkimore. Akademia ka detyrimin që të bëjë më shumë presion ndaj qeverisë, se kërkimi bëhet me para dhe bazë laboratorike.

Rama ka qenë i linjës së një reformimi sa më të thellë. Bëhet një rithemelim i institucionit. Akademia do të jetë qendër e debatit shkencor. Përveç kësaj hapet ndaj rajonit, duke mundësuar që akademia zgjedhore cdo dy vjet të bëjë një konferencë të gjerë ku shqyrton ku ka ecur albanologjia, na duhet të bashkojmë edhe forcat se jemi komb i vogël.

A duhet të shprehet Akademia e Shkencave për bashkimin me Shqipërisë dhe Kosovës?
Akademia ka një studim të akademisë për të përcaktuar edhe cfarë duhet të bënte Shqipëria për Kosovën. De Facto të sillesh si të koordinojmë forcat që kërkimi në fushën e Albanologjisë dhe fusha të tjera t’i bëjmë bashkë. Modeli që kam zgjedhur është më afër austriakut dhe Izraelit.

A ka vend për shkencë në Shqipëri?
Po, se edhe vendi i vogël nxjerr gjeni. Duhet pranuar që shkenca jonë nuk do të ndikojë në atë botërore, por të ndjekim ritmin. Duhet të jemi në avangart në albanologji.

Keni filluar punën apo prisni dekretin e Presidentit?
Pres dekretin. Quhem i zgjedhur por jo i emëruar.

E keni merak që Meta nuk do ta dekretojë?
Absolutisht, me Metën kemi raporte krejt normale, të mira dhe institucionale dhe pavarësisht nga dallgët e politikës.

Fuga i kërkoi Metës që të mos iu dekretojë…
Nëse gjeni ndonjë titullar apo qeveri që ka kërkuar Fuga që të mos shkarkohet….Në takimin e parë me Ramën para tre vitesh shkova për zgjidhje ligjore dhe që atëherë jam ftuar për të kandiduar por nuk shkova, por kur pashë klimën dhe mbështetjen atëherë rrjedhja më çoi.

Kur e morët vendimin?
Po të kishte filluar ky politizim para nuk e di se cfarë do të kishte ndodhur. Gjithcka ndodhi kur dikush tha se ky ishte pazar, se iu prish ajo që kishte menduar.

Ju keni takuar kryeministrin një ditë më pas zgjedhjes, për cfarë ishte dhe cili ishte qëndrimi i Ramës?
Me Ramën i kam shprehur këtë pikëpamje. Të tjerët i kanë bërë presion për të mos zbatuar ligjin. PD-ja gaboi, a e dinë si u zhvilluan zgjedhjet. Gjithë biseda me Ramën ishte se kjo ishte zgjidhja më e mirë dhe më ka mbështetur. Vetëm çudia dhe konstatimi ishte se njëherë erdhën të 43 anëtarët dhe vetëm një, pse nuk doli një i dytë ta bojkotonte. Votuan që të gjithë, votoi Ismail Kadare pas kaq vitesh, që legjitimoi këtë proces. Nuk ka individë që të kushtëzohet se i tha partia.

Çfarë kërkuat nga Rama?
Duhet një mirëkuptim dhe mbështetje nga qeveria. Në këtë bisedë pozitive ishte si u mbyll ky proces dhe si do të vijohet, pasi është edhe projektligji për shkencën dhe akademia duhet të ketë disa detyra konkrete.

Cili është roli për plagjiaturat?
Ne kemi luajtur një rol, e kemi kthyer në projektligj etikën. Ca duke u trembur nga ky ligj thanë se është plagjiaturë, pasi kopjimi i ligjit nuk është plagjiaturë. Në ofrojmë se institucioni që do të kontrollojë të jetë pranë akademisë. Biseda me Ramën ishte 90% për akademinë.

Cfarë do i këshillonit politikës për të dalë nga kriza?
Në politikë janë dy palë dhe një palë të tretë që është populli dhe kur vjen puna të zgjedhjet duhet parë jo kush fiton dhe kush ka të drejtë por si respektohet e drejta e popullit për votën. Demokracia fillon dhe ndahet te vota.

Incidenti me gazetaren?
Më vjen keq që ndodhi. Nuk e njoh gazetaren, nuk e kam fare parasysh. Revolta ime ka të bëjë me reaksionin e gazetares, nuk e kuptova pse pyetjet bëheshin me inat dhe në formë provokative dhe për një gjë personale. Kur të ka lind ambicia? Isha i provokuar, por folja që përdora nuk është në atë kuptim që është marrë. Meqenëse se perceptimi nuk gjykohet, ajo është shumë e gabuar në atë kuptim dhe nuk do ta përdorja kurrë. 

Reagimi im është zonjë po e tepron, shko kontrollohu. Deri këtu isha legjitim, pastaj termi që përdora është transmetuar ndryshe. Të gjithë ata që e kanë gjykuar ashtu kanë të drejtë ta gjykojnë. Është thënë me inat, por jo në atë kuptim. Kushdo që e ka kuptuar ashtu i kërkoj falje. Kërkoj ndjesë për ata që fjalën e kanë marrë ashtu, por fjalët kanë kontekst. Nëse do ta thoja ashtu do të kërkoja 70 herë falje dhe do të ishte skandaloze. Unë kam 27 vite në politikë dhe jemi provokuar në format më të ndryshme. Në situata të vështira politike, i kuptoj gazetarët që provokojnë. Aq më tepër tani në cilësinë…Kushdo që e ka perceptuar ndryshe dhe nëse zonja e ka kuptuar që e kam thënë në atë kontekst ajo është e papranueshme./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Basha: Nuk ka zgjidhje politike, Rama vjedh taksat me 216 kontrata sekrete

Basha: Nuk ka zgjidhje politike, Rama vjedh taksat me 216 kontrata sekrete

Nuk regjistroi komisionerët, PD dhe LSI ankimojnë vendimin e KQZ-së

Nuk regjistroi komisionerët, PD dhe LSI ankimojnë vendimin e KQZ-së

Pas divorcit nga burri më i pasur në botë, ja vendimi që merr MacKenzie

Pas divorcit nga burri më i pasur në botë, ja vendimi që merr MacKenzie

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com