Presidentit amerikan në largim, Barack Obama, i është dashur të merret me një situatë të pakëndshme në Shtëpinë e Bardhë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, kur qeni 4-vjeçar Sunny, ka sulmuar një vajzë 18-vjeçaren e cila kishte shkuar së bashku me prindërit si mysafire e familjes Obama, raporton TMZ.
Qeni është treguar tepër agresiv në momentin kur vajza ka tentuar ta përkëdhelë e puthë, ai e ka kafshuar atë në fytyrë. Më pas vajza është vizituar nga mjeku i familjes Obama.
Doktori i familjes Obama, Dr. Ronny Jackson, pasi e ka vizituar vajzën ka thënë se ajo kishte nevojë për qepje dhe se dëmtimi ishte serioz./opinion.al