Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qëndrimi i PD është shteti ligjor”/ Berisha: Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike!

2025/02/18 at 1:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Qëndrimi i PD është shteti ligjor”/ Berisha: Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Shqipëria kurrë nuk do të ketë një Prokurori politike.

Në një deklarate për media, Berisha tha se për PD shteti ligjor është kushti për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri.

Ai theksoi se një prokurori që arreston 3 liderët politikë të tre partive kryesore opozitare, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.

“Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj.

Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.

Por për ta përmbledhur prap, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik.

Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës.

Unë ju ftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës.

Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi.

Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.

Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘ëoke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai.

Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten.

Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA janë financues kryesor.

Tani të vijmë të pjesa përfundimtar. Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike.

Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama.

Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori  që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin“, shprehet Berisha.

Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
“SPAK do përfundojë në koshin e plehrave”, Rama ironizon sërish Berishën: Kuak, kuak, kuak

“SPAK do përfundojë në koshin e plehrave”, Rama ironizon sërish Berishën: Kuak, kuak, kuak

Paracetamoli në shtatzëni mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve

Paracetamoli në shtatzëni mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve

Vlorë/ Thyen xhamat e marketit dhe grabitën një shumë parash, në pranga dy persona, një tjetër në hetim

Vlorë/ Thyen xhamat e marketit dhe grabitën një shumë parash, në pranga dy persona, një tjetër në hetim

TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com