Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qendra Sportive Rafa Nadal do të hapë dyert në Durrës, Rama: Krahë për krahë me Akademinë e Futbollit të Manchester Cityt 

2024/06/20 at 8:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qendra Sportive Rafa Nadal do të hapë dyert në Durrës, Rama: Krahë për krahë me Akademinë e Futbollit të Manchester Cityt 

Rama takohet me legjendën e tenisit Rafael Nadal dhe jep lajmin: Hapet në Shqipëri Qendra Sportive, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në Shqipëri do të hapet Qendra Sportive ‘Rafa Nadal’. 

Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimi me legjendën e tenisit, ndërsa thekson se  Qendra Sportive do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t. 

Kompleksi multi-sportiv do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar. 

Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën. 

Vetë Rafa Nadal ishte shumë i kënaqur me lajmin: “Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri.  Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për promovimin e sportit dhe vlerave të tij. Jam i sigurt se do të ketë sukses”. 

Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Ëellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj. 

Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se kompleksi i ri do të vendoset pranë qendrës së re të futbollit të Manchester City dhe tha disa fjalë të mira për Rafën. 

“Ka shumë kampionë dhe profesionistë të mëdhenj në botën e sportit, por nuk ka shumë kampionë të jetës dhe të vlerave njerëzore si Rafa. Nga larg, gjithmonë kam pasur përshtypjen se Rafa ishte një njeri i madh, por tani kam edhe më shumë admirim për modestinë e tij dhe mënyrën se si ai i qaset jetës. Mendoj se vlera e kësaj qendre do të qëndrojë jo vetëm në të mësuarit e tenisit apo sporteve të tjera, por edhe në të ndihmuarit e fëmijëve dhe të rinjve për të kuptuar se sa e rëndësishme është të jesh një profesionist dhe një person i mirë”. 

Deri më tani, zgjerimi ndërkombëtar është mundësuar nga Akademitë dhe komplekset e quajtura Qendrat e Tenisit Rafa Nadal. Qendrat Sportive Rafa Nadal kanë lindur si një linjë e re qendrash sportive të frymëzuara nga Akademia Rafa Nadal (Mallorca) që vendosen pranë kompleksesh pushimi të klasit të parë, duke ofruar vlerë të shtuar për vizitorët, ose në qytetet ndërkombëtare, që synojnë të kënaqin dhe kërkesat e banorëve. 

Me ambiente sportive moderne dhe me një gamë të gjerë programesh sportive, komplekset e Qendrës Sportive Rafa Nadal do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme për adhuruesit e tenisit dhe sportit në përgjithësi. Fëmijët dhe të rriturit do të mund të përfitojnë nga shkollat e tenisit dhe padelit, si dhe nga shërbimet e fitnesit, mirëqenies, shëndetit dhe restorantit, që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv, të shëndetshëm dhe mikpritës. 

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Temperaturat, mbi 50 gradë Celsius! Shkon në 900 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë 

Temperaturat, mbi 50 gradë Celsius! Shkon në 900 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë 

Turistët e huaj “vërshojnë” në Shqipëri, net-qëndrimet në hotele u rritën me 74.5% 

Turistët e huaj “vërshojnë” në Shqipëri, net-qëndrimet në hotele u rritën me 74.5% 

Asgjësohen 1150 fidanë kanabis në dy fshatra të Krujës, nuk dihen kultivuesit 

Asgjësohen 1150 fidanë kanabis në dy fshatra të Krujës, nuk dihen kultivuesit 

TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com