Në Qendra Shëndetësore Verore në Palasë këtë sezon turistik janë kryer mi 1000 vizita e konsulta mjekësore.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.
Me moton ‘shëndeti juaj, prioriteti ynë, kudo dhe kurdo’, ministrja e Shëndetësisë shkruan se edhe në këtë zonë është garantuar shërbim cilësor, i shpejtë dhe i aksesueshëm për çdo nevojë shëndetësore.
Postimi i ministres Koçiu
Mirëmëngjes nga Qendra Shëndetësore Verore Palasë, në zemër të bregdetit shqiptar!
👩🏻⚕️ Me përkushtim dhe kujdes 🧑⚕️Dr. Evisi është çdo ditë pranë pushuesve vendas e të huaj, duke u siguruar që pushimet të jenë të qeta dhe të sigurta.
✅ Mbi 1,000 vizita e konsulta mjekësore këtë sezon, duke garantuar shërbim cilësor, të shpejtë dhe të aksesueshëm për çdo nevojë shëndetësore.
Shëndeti juaj, prioriteti ynë, kudo dhe kurdo

















