Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për vrasjen e një shqiptari në ishullin Mykonos.
Siç raportojnë mediat fqinje, një 56 nga Greqia dhe një i huaj 21 vjeçar u arrestuan në ishujt Syros dhe Ios, pasi dyshohen për vrasjen e një 34 vjeçari shqiptar i cili punonte në një dyqan frutash në Mykonos.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur por sipas raportimeve, ai nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Në vitin 2013 ai u akuzua oër përfshirje në trafik droge dhe për këtë u dënua me burg. Më pas në vitin 2015 fitoi lirinë dhe u zhvendos në ishullin Mykonos.
Më 26 korrik, teksa po udhëtonte me furgon në Vothonas, dy persona me një motorr skuter iu afruan dhe e qëlluan me breshëri armësh zjarri. Ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore Mykonos për ndihmë të parë dhe u transferua pastaj në një spital në Atikë, ku edhe ndërroi jetë. Kjo ngjarje dyshohet se ka patur si motiv larjen e hesapeve të prishura të drogës. /Opinion.al