Janë vënë në pranga personat e dyshuar për përplasjen me armë të ndodhur në Velipojë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë, autorët janë Edmond dhe Kanto Vuçmashi, babë e bir të cilët kanë qëlluar me armë në ajër. Policia fillimisht ka gjetur të braktisur makinën e autorëve.
Raportohet se asnjë person nuk ka mbetur i plagosur nga ngjarja, ndërsa pritet një konfirmim zyrtar i policisë në lidhje me dinamikën e ngjarjes.