Tre persona janë arrestuar nga efektivet e policisë së kryeqytetit mbrëmjen e së premtes. Në pranga kanë rënë Eni Spahiu , 26 vjeç, Noke Spahiu, 51 vjeç dhe Sokol Durma , 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë Altin Durma, 35 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se të premten rreth orës 13:30, mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”, gjatë zbatimit të vendimit të I.K.M.T., Dega Tiranë, për prishjen e një muri pa leje, në banesën e Sokol Durmws, ka pasur një konfrontim midis punonjësve të policisë së rendit.
Mësohet se personat e arrestuar kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie, të cilët morën mjekimin e nevojshëm në S.Q.U.