Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi së bashku me një tjetër kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me grusht efektivin e Policisë Rrugore, i cili ka kërkuar dokumentacionit e automjetit që drejtonte i riu.
Në pranga ka rënë D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë dhe nën hetim është vënë K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor Vlorë.
“Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë, që po kryente veprimet procedurale”, njofton policia./Opinion.al