Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përjashtuar nga Garda, Martin Nikollën, i cili gjatë një konflikti për motive pronësie në Hamallja, qëlloi në ajër me armën e shërbimit.
Pas ngjarjes, policia ka ndaluar Martin Nikollën dhe personat e përfshirë në konflikt.
Në janë përfshirë tre anëtarët e familjes Kaçi, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla.
Gjatë konfliktit dyshohet se Martin Nikolla, punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.