Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet sot seanca për masën e sigurisë të efektivit Erjon Goxhara i cili plagosi inxhinierin e ERE-së, Lorenc Kosta pasi bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me të.
Polici Erjon Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë. Ngjarja u regjistrua më 19 Gusht tek “Komuna e Parisit”, kur efektivi e qëlloi disa herë me armën e shërbimit inxhinierin e ERE-s duke e plagosur rëndë.
Ai u vetëdorëzua dy ditë më parë në policinë e Tiranës.