Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme “Shqiponja” qëlloi me armë zjarri.
Klan News raporton se efektivi i policisë, i identifikuar si Adrian Meta, dyshohet se pas orarit të punës punonte si truprojë apo shoqërues. Mbrëmjen e të hënës, personi qe ruhej nga efektivi pati një debat me një qytetar.
Ky i fundit thirri disa të njohur të tij dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës.
Për këtë rast po vijon hetimet Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.