Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëlloi me armë 45-vjeçarin/ Policia e Tiranës jep 10 mijë Euro shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e policit 

2024/08/20 at 8:25 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qëlloi me armë 45-vjeçarin/ Policia e Tiranës jep 10 mijë Euro shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e policit 

Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion 10 mijë Euro shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e policit Erjon Goxhara 46 vjeç, i cili të hënën plagosi me armë një 45-vjeçar në Komunën e Parisit. 

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tish Daija”, teksa efektivi i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë qëlloi disa herë me armë në këmbë dhe në bark 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital. 

Shkak i ngjarjes mësohet të ketë qenë një konflikt për motive banale mes tyre. 

“Lidhur me ngjarjen e datës 19.08.2024, ku rreth orës orës 14:30, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, lindur në Berat dhe banues në Tiranë: 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Erjon Goxhara, 46 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal. 

Nga terësia e veprimeve të thelluara hetimore e procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pyetja e dëshmitareve okularë, ka rezultuar se me datë 19.08.2024, rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, Tiranë, shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara i datëlindjes 27.01.1978, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme). 

Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore. 

Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj. 

Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj. 

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova, të kësaj ngjarje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit Erjon Goxhara, i cili është shpallur në kërkim. 

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në përiferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë”,-njofton policia. 

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
250 urgjenca në ditë në spitalin e Traumës/ Mjekët: Kryesojnë frakturat nga aksidentet 

Arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë, goditi policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës 

Nisma “10 parqe në 10 ditë”, Rama: Aksion pastrimi i parqeve kombëtare nga Alpet deri në Llogora 

Nisma “10 parqe në 10 ditë”, Rama: Aksion pastrimi i parqeve kombëtare nga Alpet deri në Llogora 

Emri/ I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet pas pesë vitesh 31-vjeçari në Fier 

Emri/Qëllohet nga dritarja e dhomës 68-vjeçari në Mirditë. Vajza e gjeti të vdekur pas 2 ditësh 

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com