Është arrestuar autori i plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Balldre të Lezhës.
Policia deklaron se në pranga ka rënë Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre. Ai ka qëlluar me “Pushkë” në këmbë 43-vjeçarin e identifikuarsi Hilë Gjini.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 69-vjeçari ka qëlluar ndaj Hilë Gjinit pas një konflikti për motive pronësie.
69 vjeçari është arrestuar në rrethinat e fshatit Balldre, pas dy orësh ndjekje nga policia. Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje./ Opinion.al