Me 15 vite burg është dënuar Kasandër Noga pas të shtënave në zemër të Brukselit.
Mediat belge shkruajnë se gjykata e Brukselit ka gjykuar çështjen e dy familjeve shqiptare të ndodhura prej dekadash.
Thuajse një vit më parë Noga i bëri një atentat Erion Hasanbelliut, duke e qëlluar këtë të fundit me shtatë plumba. Ngjarja ndodhi në zemër të Brukselit.
Ai i mbijetoi mrekullisht të shtënave, por doli të ishte viktima e shumëfishtë në një varg të gjatë vrasjesh. Sulmuesi u dënua sot me 15 vite burg, megjithëse askush nuk guxon të pretendojë se ky vendim do t’i japë fund gjakderdhjes./Opinion.al