Një i ri nga Peja ka marrë plagë vdekjeprurëse me thikë pasditen e sotme.
Ndonëse ende nuk janë bërë të qarta rrethanat, dëshmitarët kanë thënë se i riu me inicialet I. B., 19 vjeç është goditur me thikë gjatë një ndeshje futbolli.
Ndërsa, në Spitalin Rajonal të Pejës konfirmojnë se një person është sjellë pa shenja jete.
“Një person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencën e Pejës në orët e pasdites. Viktima si pasojë e goditjeve nga thika ka humbur jetën”, ka thënë Bekim Rama, mjek.
Sipas tij, viktima është I. B., i lindur më 1997. Kjo është vrasja e parë në Pejë pas 17 muajve. E fundit ka ndodhur më 31 dhjetor 2014./kallxo.com