Një 29-vjeçar është qëlluar me thikë pasditen e sotme në Korçë.
Mësohet se shtetasi K.R., ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga dy persona ende të pa identifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.