Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë nga një mik i tij në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se burri u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Mësohet se ai e kishte marrë plumbin në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në oborrin e një shtëpie në Salaminë.
Sipas informacioneve të para nga ELAS, burri me origjinë shqiptare është 50 deri në 55 vjeç.
Raportohet se burri ka mbetur viktimë e një akti kriminal pasi ka pësuar një plagë me armë zjarri në kokë. Vijojnë hetimet nga ELAS për identifikimin e autorit apo autorëve./Opinion.al