Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe. Sipas informacioneve, një person ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Shkodrës.
I riu ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në polici është shoqëruar një person ndërsa në kërkim është shpallur autori i plagosjes Arsid Kurtaj.
Ndërkohë, polica ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.