Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se i plagosuri është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur brenda një ambienti që shërbente si berberhane, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri automatiku.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar.
Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.














