Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti në Fushë-Krujë. Mësohet se i plagosuri është Adriatik Ishmaku, ndërsa autori është identifikuar me inicialet K.A.
Ishmaku është transportuar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm. Bëhet me dije se 35-vjeçari është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.