Të shtëna me armë janë rregjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë. Si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se njëri prej tyre është shtetasi Ardis Cafi. Të dy të plagosurit ndodhen aktualisht në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të stacionit të autobusëve të Velipojës.
Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.