Një situatë e pazakontë është krijuar këtë të enjte para nisjes së seancës plenare, ku deputetët e përjashtuar të opozitës nuk janë lejuar nga garda e Republikës që të futen në sallë.
Kjo ka sjell përplasje mes gardistëve dhe deputetëve të opozitës, ku këto të fundit janë vendosur para hyrjeve të Kuvendit duke mos lejuar futjen e socialistëve.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përplasur me gardistët.
Bardhi: Kush je ti që prek aty…Mos prek deputetet me dorë, qelbësirë.