Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qe-pallimi që fundosi Partinë Demokratike

2017/06/27 at 5:25 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qe-pallimi që fundosi Partinë Demokratike

Nga Artur Zheji

Ustai i Gjatë dhe i Riu nga Hollanda. Ndejtën 3 orë pasmenate, Basha dhe Rama. vetëm dhe krejtësisht vetëm pasi ndërruan zyrat e takimit për të dytën herë. Pinë cigare sëbashku dhe Ustai i Gjatë, i dha disa leksione, të Riut nga Hollanda, se si duhet të ecnin më tej, si dy miq-armiq. Se si duhet ta bënin fushatën dhe se si duhet të hiqnin qafe kundërshtarët e brendshëm. Dhe i Riu nga Hollanda, që shquhet për kujtesë të fortë riprodhuese, ndoqi pikë për pikë, këshillat “vëllazërore” të Ustait të Gjatë… Ndoqi “Këshillën e Parë” të Ustait kryeministër: “Spastroi listat e PD, nga disa shtylla të bezdisshme për të, por që sjellin vota dhe kanë pas krahëve investimin e një jete në politikë dhe në elektorat.”

Duke nxitur në kushte krejt të pafavorshme, rrjedhjen e mijëra votave drejt PS apo bllokimin e mijëra votave të tjera, që ndejtën në shtëpi. Pastaj votoi me mendjelehtësi “Këshillën e Dytë”: Eliminimin e koalicioneve, duke nxjerrë jashtë lojë Agron Dukën, Fatmir Mediun dhe të tjerë dhe partitë e tyre, duke humbur kësisoj në tavolinë mijëra vota të vlefshme, që krijuan edhe ato fillimin e fundosjes dramatike të PD.

“Këshilla e Tretë” ishte ajo më e guximshmja që Ustai i bëri. “Godit LSI dhe Metën o Lul” mendohet ti ketë thënë Ustai, “se ai na merr vota dhe na prish punë…” Dhe Luli e ndoqi këtë këshillë duke marrë hua tekstet e këngëvë elektorale të Ustait: “LSI, me një dorë në bakllava dhe me një dorë në revani! Duhet ta presim atë dorë!” – bërtiste Luli, besimplotë te këshillat e Ustait të Gjatë. Dhe humbi shpresën e pushtetit të demokratët dhe humbi disa mijëra të tjera vota, ndërkohë që Ustai ngrinte si Luli të dy gishtat lart.

“Këshilla e Katërt”, lidhej me iluzionin se do të bënin një bashkëqeverisje të tipit gjerman sëbashku… Se e keqja ishte LSI dhe partitë e tjera, ndërsa ata, ishin bakllavaja dhe revania e pushtetit. Dhe pasi dolën nga ajo natë e gjatë takimi kokë më kokë, bënë edhe një “qe palla” duke filluar epokën e re dhe të çuditshme të “qepallimit”, PD-PS, duke fyer dhjetëra e mijëra votues ideologjikë të PD, që menduan se këta rithemeluan Partinë e Punës, Partinë e dikurshme komuniste pra dhe këto dhjetëra e mijëra vota të ndershme, zgjodhën të rrinë ndershmërisht në shtëpi. Ndërkohë që marrëveshja Basha-Rama, zgjoi entuziazmin e fashitur të votuesve socialist, se pas prishjes së fortë me LSI, në prehërin e tyre do të vinte PD dhe Luli, duke i mbajtur në pushtet dhe u turrën socialistët e dyzuar, që të votonin në “drejtimin e duhur”…

Pastaj pjesën tjetër të madhe e luajtën lumenjtëë e parave të kanabisit, të konçesioneve, të Policisë së Shtetit… ndërkohë që ministri i brendshëm, caktuar nga PD, rrinte si një kukull me dekorata lufte, i pafuqishëm për të shkarkuar edhe një shef të vetëm komisariati. Tani arroganca e pushtetit morri krahë. Më shumë se sa kur u ngrit Çadra e Rezistencës, që u shua në flluskën e një nate, si një flutur që digjet në gracën e mickonjave. Ditë më të mira do të vijnë sigurisht, për Ustain dhe gjeneralët e fushatës së tij. Tani Partisë Demokratike, i ngelet të shijojë edhe frytet e Vettingut që po vjen. Se pas bojkotit të demokratëve të ndershëm, do të fillojnë edhe dezertimet masive, të demokratëve servilë të oborrit, që do të hidhen me kokë nga anija që po mbytet, për të kapur ndonjë komardare ngjyrë rozë./360grade.al/

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Fundi i “Fate të Kryqëzuara” kjo foto po “çmend” rrjetin, a e dini arsyen?

Fundi i “Fate të Kryqëzuara” kjo foto po “çmend” rrjetin, a e dini arsyen?

Ja lëvizja ‘magjike’ në seks që rrit kënaqësinë e partnerit

Këto 10 shenja tregojnë qartë se keni një jetë të mirë seksuale

Befason PS, merr me rezultat të thellë edhe bastionin e PD-së në Laprakë

Befason PS, merr me rezultat të thellë edhe bastionin e PD-së në Laprakë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com