Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qasja tek kontraceptivët çështje kryesore për fushatën zgjedhore

2024/06/16 at 3:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qasja tek kontraceptivët çështje kryesore për fushatën zgjedhore

Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politikën amerikane prej dekadash. Por dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë që ia riktheu shteteve vendimmarrjen për këtë çështje, është çelur tashmë një front i ri, debati për kontraceptivët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton rreth kundrështive në këtë vit elektoral për kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro.

Votuesit e shqetësuar për të drejtën e abortit luajtën një rol kryesor për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e vitit 2022.

Tashmë, dy vite pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin që garantonte të drejtën kushtetuese për abort, demokratët thonë se të drejtat e riprodhimit do të përcaktohen me zgjedhjet e vitit 2024.

“Duhet të përballemi me të vërtetën e hidhur se gratë kanë fatkeqësisht më pak liri nga ç’kanë patur disa vite më parë”, tha senatori Chuck Schumer, drejtues i shumicës demokrate në Senat.

Demokratët paraqitën për votim në Senat javën e kaluar Ligjin për të Drejtën e Kontraceptivëve, duke thënë se qasja tek kontraceptivët në mbarë vendin po rrezikohet nga republikanët.

“Shumë republikanë thonë se po e ekzagjerojmë dhe se nuk ka rrezik të vërtetë për masat kontraceptive. Ata gjithashtu thanë se po ekzagjeronim kur republikanët u morën me çështjen Roe kundër Wade. Thanë se po e tepronim kur folëm për rrezikun ndaj fertilizimit artificial dhe të drejtës për të ndërtuar familjet tona”, tha senatorja demokrate, Tammy Duckworth.

Projektligji nuk arriti të marrë 60 votat e nevojshme në Senat. Republikanët thanë se disa prej masave mbrojtëse që parashikoheshin në projektligj mund t’i detyronin disa amerikanë të shkelnin besimin e tyre se disa forma kontraceptivësh janë njëlloj me abortin.

“Me sa duket amerikanëve u lejohet të jetojnë sipas bindjeve të tyre të thella morale dhe fetare, nëse nuk bien në kundërshti me pozicionet e politikave të demokratëve”, tha senatori republikan John Thune.

Kandidati republikan për president Donald Trump njoftoi publikisht muajin e kaluar se nuk do të mbështesë ndalimin e kontraceptivëve, pasi disa komente të tij të mëparshme u duk se sugjeruan të kundërtën.

Senatorët republikanë kanë paraqitur një projektligj tjetër nga ana e tyre për të zgjeruar qasjen ndaj kontraceptivëve dhe thonë se demokratët po bëjnë lojëra politike në një vit zgjedhor.

“Duke filluar që nga Senati dhe deri tek Shtëpia e Bardhë, demokratët nuk kanë me çfarë të bëjnë fushatë. Nuk kanë asnjë agjendë që të pasqyrojë interesat e popullit amerikan. Kështu që në vend të kësaj shkaktojnë frikë në emër të politikës”, tha senatorja republikane, Joni Ernst.

Votuesit që do të zgjidhnin kandidatë për poste publike që kanë pikëpamje të ngjashme me ta për çështjen e abortit, u renditën në një nivel rekord prej 32 për qind në një anketim të publikuar rishtazi nga firma Gallup. Përpjekjet në nivel shtetëror për të mbrojtur abortin, kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro mund të luajnë një rol kryesor në nxitjen e demokratëve që të marrin pjesë në votime.

“E shohin në shtetet e ndryshme ku ata ndodhen, kufizimin e qasjes për këtë. Pra nuk është thjesht diçka që po vendoset nga pak njerëz të zgjedhur. Kjo është një ndjesi publike dhe njerëzit duan t’i marrin vetë vendime të tilla”, thotë Amy Dacey, nga Universiteti Amerikan.

Zyrtarët e ekipit elektoral të presidentit Biden i kanë bërë të drejtat e riprodhimit një çështje kryesore dhe nënpresidentja Kamala Harris u bë nënpresidentja e parë amerikane që vizitoi një klinikë për abortin./VOA

Ju sugjerojmë

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Para
Humb jetë një turist polak në Vlorë

Humb jetë një turist polak në Vlorë

Samiti për paqen në Zvicër, 80 shtete e mbështesin “integritetin territorial” të Ukrainës

Samiti për paqen në Zvicër, 80 shtete e mbështesin “integritetin territorial” të Ukrainës

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, bllokohet gomonia në Palasë, gjobë drejtuesit 

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, bllokohet gomonia në Palasë, gjobë drejtuesit 

TE FUNDIT

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
9 Qershor, 2025

Akte sabotimi kundër dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë, propagandë pro-ruse, madje edhe vrasje: lista e operacioneve të inteligjencës ruse...

Lexo më shumë

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
9 Qershor, 2025

Këshilla e dermatologëve për të përdorur kremin mbrojtës ndaj diellit në 365 ditë të vitit, përforcohet gjatë stinës së verës...

Lexo më shumë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
9 Qershor, 2025

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burgim vrasësit e biznesmenit Edmond Papa. Ata janë Andrew Bode, i dënuar...

Lexo më shumë

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com