Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pyetje pa përgjigje mbeten mbi Gulenistin e dorëzuar në Turqi

2020/01/04 at 12:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pyetje pa përgjigje mbeten mbi Gulenistin e dorëzuar në Turqi

Disa orë pasi kishte nga burgu 302 në Tiranë në mbrëmjen e 1 janair, Harun Çelik, 41 vjeç, me profesion mësues dhe i njohur si anëtar i lëvizjes Gulen, i shoqëruar nga Policia e Shtetit u dërgua në Rinas dhe u hip në një avion të linjës ajrore ‘Air Albania’ me destinacion Stambollin.


Policia e Shtetite përshkroi zyrtarisht dëbimin si një procedurë ligjorendaj një shtetasi të huaj që kishte shkelur ligjet shqiptare.Ndryshe nga policia shqiptare, agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu, e deklaroi se dëbimi i Harun Çelik ishte një operacion i kryer nga shërbimet sekrete turke për kapjen e një anëtari të FETO-s, inicialet me të cilat lëvizja Gulen njihet në Turqi dhe që konsiderohet si organizatë terroriste nga Erdogan.

Ngjarja dhe pikëpyetjet e ngritura mbi ligjshmërinë e operacionit kanë vënë në diskutim kredencialet e Shqipërisë si një vend demokratik. Partia Demokratike në opozitë sulmoi kryeministrin Edi Rama duke kërkuar transparencë për operacionin ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu ngriti çështjen nëse Shqipëria ka shkelur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimet.

Sipas medias turke, Çelik gjendet aktualisht në stacionin policor të Stambollit dhe pritet të përballet në gjykatë me akuzën e të qenit anëtar në një organizatë terroriste, të qenit udhëheqës në një organizatë terroriste, të financimit të terrorizmit dhe të spiunazhit ndërkombëtar kundër shtetit turk. Këto janë akuzat që ngrihen zakonisht ndaj personave të sjellë pas në Turqi nga Shërbimet Sekrete Turke.

Pas raportit të Anadolu, pyetur nga BIRN, Endri Fuga, zëdhënësi i Kryeministrit Edi Rama hodhi poshtë lajmin si imagjinar ndërsa theksoi se Policia e Shtetit thjeshtë ka përzënë një individ të huaj “siç ndodh me këdo e kudo”.

Policia e Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi ligjshmërinë e veprimeve të saj në këtë rast, duke thënë se do të publikojë një deklaratë zyrtare më vonë sot.

BIRN pyeti policinë nëse në operacionin e “përzënies së Çelik” ka pasur apo jo prani të oficerëve turq, siç raportohet nga media turke dhe nëse shërbimet sekrete turke janë lejuar apo jo nga policia shqiptare të kryejnë një operacion rrëmbimi. BIRN pyeti gjithashtu nëse policia ka nisur ndonjë verifikim të procedurave të zbatuara nga punonjësit e saj në lidhje me pretendimet e avokatit mbrojtës të Çelik se ai ka kërkuar strehim politik në Shqipëri. Deri në orën e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur deklaratë të tillë.

Çelik u arrestua fillimisht në Shqipëri në korrik 2019, kur po përpiqej të ikte nga Kazakistani për në Kanada duke përdorur dokumente false. Ai pranoi fajin në gjykatë dhe u dënua për përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Në përfundim të dënimit ai u lirua nga burgu më 1 janar, por u vendos menjëherë në një fluturim drejt Turqisë disa orë më vonë. Një burim nga grupet guleniste që jetojnë në Shqipëri, konfirmoi për BIRN afërsinë e Çelik me këtë lëvizje.

Pyetur nga BIRN menjëherë pas ngjarjes, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai e përshkroi atë si një procedurë normale që ndiqet në rastet e individëve të huaj që kanë hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet,” tha zëdhënësi Gentian Mullai.

Gjithsesi, pyetur më tutje për të shpjeguar nëse Çelik ka kërkuar apo jo strehim politik në Shqipëri, një procedurë që mund të kishte shmangur përzënien e tij të menjëhershme, Mullai refuzoi të përgjigjet.

Zyra e kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë në terma të ngrohtë me Presidentin e Turqisë Recep Tajip Erdogan përgjatë viteve të fundit, refuzoi të komentojë mbi çështjen duke sugjeruar se kemi të bëjmë me një procedurë policore dhe jo me një vendim politik të autoriteteve shqiptare.

“Ky është një aktivitet mirëfilli ligjor nën drejtimin Policisë së Shtetit dhe në bazë të kompetencave të saj,” tha Fuga.

Gjithsesi, Alban Bengasi, një avokat që ka përfaqësuar Çelik, i tha Zërit të Amerikës se klienti i tij ka kërkuar azil politik në Shqipëri dhe se për rrjedhojë, veprimet e policisë për përzënien e tij ishin të paligjshme.

Ramona Strugariu, një anëtare e Parlamentit Europian, kritikoi përzënien e Çelik në një postim në Twitter, duke iu referuar shkeljes së mundshme të nenit 19, pika dy të Kapitullit të Këshillit të Europës për të Drejtat Themelore.

BIRN dërgoi pyetje shtesë te Policia e Shtetit dhe Zyra e Kryeministrit Edi Rama të premten, duke e pyetur nëse pretendimet e Anadolu për një operacion të Shërbimeve Sekrete Turke ishin të vërteta apo jo.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentian Mullai refuzoi të përgjigjet, duke thënë se policia do të dalë me një njoftim zyrtar më vonë.

Endri Fuga nga zyra e kryeministrit përsëriti pretendimin se ky është një rast individi të huaj të përzënë nga vendi, duke hedhur poshtë sugjerimet se detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë shkelur.

“Shtetasi në fjalë është një individ që ka hyrë me dokumente fallco në Shqipëri dhe si i tillëështë përzënë nga vendi, ashtu siç [ndodh] me këdo e kudo. Të tjerat janë përralla që s’kanëasnjë lidhje me të vërtetën dhe me qeverinë e Shqipërisë,” tha Fuga.

“Do të lutesha që të mos i fryni kot më kot një zjarri imagjinar me shërbime sekrete, rrëmbime dhe ndryshime në politikën e shtetit shqiptar në lidhje me të drejtat e njeriut,” shtoi ai.

Shkelje e detyrimeve ndërkombëtare?

Partia Demokratike në opozitë kërkoi sqarime menjëherë pas ngjarjes, duke ngritur pyetjen nëse veprime të tilla janë apo jo nëpërputhje me ligjin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare.

“Është prioritare për çdo vend demokratik, veçanërisht në procesin e integrimit europian, të respektojë këto parime, të drejta e detyrime. Shkelja e tyre është kthyer në rregull për qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës,” deklaroi PD.

Shqipëria ka qenë vazhdimisht nën presion nga Turqia për të luftuar lëvizjen Gulen, një lëvizje e shtrirë në të gjithë botën e ndjekësve të predikuesit islamik Fetullah Gulen, i cili aktualisht jeton në SHBA. Presidenti i Turqisë Erdogan pretendon se lëvizja është organizatorja e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin 251 persona u vranë. Gulen hedh poshtë akuzat.

Pavarësisht presionit për të luftuar Lëvizjen Gylen, e cila dyshohet se kontrollon një rrjet institucionesh arsimore private në Shqipëri dhe ka prani të fuqishme në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, entin kryesor të menaxhimit të jetës fetare të myslimanëve shqiptarë, Shqipëria ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se do të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, e deklaroi këtë politikë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tetor 2019 me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Cavusoglu, pasi ky i fundit kërkoi publikisht “dorëzimin e terroristëve” dhe mbylljen e shkollave të lidhura me Gulen.

“Shqipëria ka detyrë të respektojë dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në lidhje me ekstradimet,” tha Bushati në atë kohë.

Bushati u shkarkua nga posti i ministrit dy muaj më vonë ndërsa zyrtarisht është zëvendësuar nga Edi Rama nga marsi i këtij viti.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë qenë historikisht të mira ndërsa më 2013, Rama përfshiu marrëdhëniet me Turqinë në prioritetet e qeverisë së tij për marrëdhëniet e jashtme në nivel rajonal. Para kësaj, politika rajonale e Shqipërisë ka qenë mbajtja e marrëdhënieve miqësore me Italinë dhe Greqinë, dy vendet që kanë rol disproporcional në ekonominë shqiptare, njëkohësisht përmes investimeve të huaja dhe tregtisë së jashtme, ashtu edhe si vende pritëse për qindramijëra migrantë shqiptarë.

Ndonëse Turqia ka një rol më të vogël ekonomik në Shqipëri përmes investimeve të huaja dhe tregtisë, roli i saj duket se është forcuar përmes projekteve që kryeministri shqiptar Edi Rama i ka pjesë të premtimeve të tij elektorale.

Pasi Erdogan hyri në konflikt të hapur me ish-aleatin e tij Fethullah Gulen në vitin 2016, ai i kërkoi zyrtarisht Shqipërisë të mbyllë shkollat guleniste në territorin shqiptar por kjo kërkesë u hodh poshtë haptazi. Vetë Edi Rama deklaroi se Shqipëria është vend i shtetit së së drejtës dhe nuk mund të veprojë në këtë mënyrë. Pasi dështoi në këtë kërkesë, një fondacion shtetëror turk i quajtur Maarif filloi një fushatë blerjesh shkollash private në Shqipëri.

Më herët këtë vit, Turqia ndihmoi Edi Ramën të krijojë një kompani ajrore të quajtur Air Albania, në të cilën, Tukish Airlines ka 49% të aksioneve por ka kontribuuar me avionë dhe paratë e nevojshme për ta vënë në punë.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri, Erdogan premtoi ndërtimin e 500 shtëpive për shqiptarët e mbetur të pastrehë ndërsa së fundmi ndihmoi Ramën të çojë përpara idenë e një aeroporti ndërkombëtar që Rama dëshiron të ndërtojë në zonën e vet elektorale, Vlorë.

Zëdhënësi i Ramës hodhi poshtë sugjerimin se ekstradimi i Çelik ka të bëjë me mbështetjen ekonomike të Erdogan për projektet e Ramës. Ai e cilësoi sugjerimin se ndihma ekonomike po kushtëzohet me luftën kundër mbështetësve të Gulen si “imagjinare”./ Burimi: BIRN



Ju sugjerojmë

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

23 Korrik, 2025 11:37 am
KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
Politikë

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

23 Korrik, 2025 11:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata në vend, 11 vatra zjarri ende aktive

23 Korrik, 2025 11:29 am
Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
Aktualitet

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

23 Korrik, 2025 11:23 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Kryesore

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt

23 Korrik, 2025 11:19 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku punonin, pranga 37-vjeçarit, në kërkim…

23 Korrik, 2025 11:18 am
Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..
Aktualitet

Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..

23 Korrik, 2025 11:10 am
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli

23 Korrik, 2025 10:56 am
Projektligji që dobëson organet antikorrupsion, protesta kundër Zelensky në Ukrainë
Bota

Projektligji që dobëson organet antikorrupsion, protesta kundër Zelensky në Ukrainë

23 Korrik, 2025 10:54 am
Rama: Shkolla 9-vjeçare në Pogradec, me kushte bashkëkohore për 200 nxënës
Aktualitet

Rama: Shkolla 9-vjeçare në Pogradec, me kushte bashkëkohore për 200 nxënës

23 Korrik, 2025 10:31 am
Para
Taksa e pronës/Ja sa do paguani nga 1 Prilli për shtëpinë apo dyqanin

Nga e hëna mund të bëni rivlerësimin e pronës

Indonezi, dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Indonezi, dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Horoskopi për vitin 2020

Horoskopi për vitin 2020
















TE FUNDIT

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
23 Korrik, 2025

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se bashkitë...

Lexo më shumë

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
23 Korrik, 2025

KQZ ka shpërndarë sot mandatet për subjektet politike dhe kandidatët fitues për qarkun e Tiranës. Teksa ende nuk është vendosur se...

Lexo më shumë

Situata në vend, 11 vatra zjarri ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
23 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është...

Lexo më shumë

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
23 Korrik, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, kaloi këtë të mërkurë, 23 korrik, për gjykim dosjen ndaj deputetit demokrat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com