Kryeministri Edi Rama në një konferencë me kryeministrin e Bavarisë u pyet nga gazetarët, lidhur me revolucionin demokratik të kreut të PD, Sali Berisha, dhe protestave të njëpasnjëshme të opozitës.
Në përgjigjen e tij të shkurtër, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se secili ka qasjen e tij për revolucionin duke theksuar se me kryeministrin bavarez diskutoi për revolucionin digjital ndërsa për sa i takon opozitës, sipas Ramës ka një revolucion në mendje dhe është e drejta e saj ta ketë.
“Secili ka qasjen e tij për revolucionin. Unë me kryeministrin bavarez folëm për revolucionin dixhital, opozita ka një tjetër revolucion të vet në mendje, është e drejta e saj”-tha Rama.