Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini synon një bashkëpunim më të fortë ushtarak me Pekinin

2022/12/31 at 3:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putini synon një bashkëpunim më të fortë ushtarak me Pekinin

Presidentët e Rusisë dhe Kinës zhvilluan një video-konferencë. Shefi i Kremlinit Putin e ftoi Xi për vizitë shtetërore në Moskë.

Në një video-telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve. “Ne duam të forcojmë bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Rusisë dhe të Kinës,” i tha Putin Xi.

Putini e quajti presidentin kinez “mik të dashur” dhe njoftoi se Xi do të vinte në Moskë për një vizitë shtetërore në pranverë. Putini vlerësoi përpjekjet e Moskës dhe Pekinit për të kundërshtuar presionin nga Perëndimi. “Në sfondin e presionit dhe të provokimeve të paprecedenta nga Perëndimi, ne po mbrojmë pozicionet dhe parimet tona”, tha Putini.

 Xi: Të respektohen ligjet ndërkombëtare

Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, Xi theksoi në bisedë se Rusia dhe Kina koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë për çështje ndërkombëtare. Ndërkohë, të dyja palët në konflikt duhet të respektojnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara dhe statusin e së drejtës ndërkombëtare.

Xi tha se rruga drejt bisedimeve për paqe për Ukrainën nuk do të jetë e lehtë dhe se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin e saj objektiv dhe të drejtë” ndaj konfliktit.

Kina po përpiqet të pozicionohet si neutrale në konflikt, por i ofron mbështetje diplomatike aleatit të saj strategjik Rusisë.

Putini dëshiron bashkëpunim në nivel ushtarak

Putini dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Pekinin në nivel ushtarak dhe teknik. “Ne kemi pikëpamje të njëjta për shkaqet, rrjedhën dhe logjikën e ndryshimit të vazhdueshëm në peizazhin gjeopolitik global,” tha shefi i Kremlinit.

Për shkak të sanksioneve që vendosën vendet perëndimore ndaj Rusisë pas luftës agresore ndaj Ukrainës, Moska dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Pekinin dhe po hedh vështrimin edhe në tregje të tjera energjie në Azi.

Muajt e fundit Rusia dhe Kina kanë zhvilluar disa stërvitje të përbashkëta ushtarake, ndër to edhe një stërvitje detare tä zhvilluar këtë javë në Detin e Kinës Lindore./DW

Ju sugjerojmë

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
Aktualitet

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar, 2026 11:38 am
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit
Sport

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit

19 Janar, 2026 10:31 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

19 Janar, 2026 9:10 am
Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë
Bota

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë

19 Janar, 2026 8:51 am
39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë
Bota

39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë

19 Janar, 2026 8:49 am
Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike
Aktualitet

Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike

19 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:40 am
Para
Këshilla astrologjike për çdo shenjë të horoskopit për vitin 2023!

Këshilla astrologjike për çdo shenjë të horoskopit për vitin 2023!

Ja pse Viti i Ri është festa më supersticioze

Ja pse Viti i Ri është festa më supersticioze

Nuk ka paqe për Ukrainën edhe në fundvit, goditen me raketa disa qytete

Nuk ka paqe për Ukrainën edhe në fundvit, goditen me raketa disa qytete

TE FUNDIT

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
19 Janar, 2026

Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin...

Lexo më shumë

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
19 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në Bordin e Paqes, me ftesë të Donald...

Lexo më shumë

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit
19 Janar, 2026

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut të dielën në sfidën...

Lexo më shumë

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në Adamuz të Spanjës, ku përplasja e dy trenave i mori...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com