Presidenti Vladimir Putin tha në një fjalim drejtuar kombit se forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar organizatorët e rebelimit.
“Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.
Një rebelim i grupit mercenar Wagner ka nxjerrë jashtë kontrolli situatën luftën, duke e ‘zhvendosur’ nga Ukraina në Rostov, një qytet në jug të Rusisë.
Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, duke u shprehur se kontrollin ushtrinë dhe aeroportin e këtij qyteti.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti.
Pa përmendur emrin e Prigozhin, Putin u zotua të ndëshkojë ata që qëndrojnë pas kryengritjes së armatosur. Ai pranoi se situata në qytetin jugor të Rostov, të marrë nga Wagner, mbeti e vështirë.