Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin: Të rifillojë prodhimi i raketave bërthamore me rreze të mesme

2024/06/29 at 10:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për rifillimin e prodhimit të raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër, që ishte ndaluar nëpërmjet një traktati me Shtetet e Bashkuara, tashmë të shfuqizuar.

Sipas ish-Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), të nënshkruar nga Mihail Gorbaçovi dhe Ronald Regani në vitin 1987, dy superfuqitë ranë dakort për të hequr dorë nga raketat balistike dhe me vetëdrejtim, bërthamore dhe konvencionale, me rreze nga 500 deri në 5500 kilometra.

Marrëveshja e nënshkruar eliminoi një kategori të tërë armësh bërthamore dhe filloi një sistem inspektimesh dhe verifikimesh në terren, thuhet në materialet e Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

Sipas kushteve të traktatit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shkatërruan 2692 raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme brenda afatit për zbatimin e traktatit, më 1 qershor 1991, sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

Duke filluar nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për moszbatim dhe dy vendet shkëmbyen akuza dhe mohime për moszbatimin për disa vite. Administrata e ish-presidentit Trump u tërhoq nga traktati në vitin 2019 pasi përmendi dyshimet për moszbatimin nga Rusia dhe shqetësimet për rezervat e raketave të Kinës.

Rikthimi i prodhimit të raketave është tani i nevojshëm, tha zoti Putin të premten gjatë një sesioni të transmetuar në televizion të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, sepse Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar prodhimin dhe vendosjen e raketave në Danimarkë dhe në Filipine.

“Sot dihet se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që prodhojnë nga këto sisteme raketash, por i kanë sjellë tashmë në Evropë për stërvitje, në Danimarkë. Kohët e fundit u njoftua se ato ndodhen në Filipine”, tha udhëheqësi rus.

Ushtria amerikane njoftoi në prill se kishte vendosur me sukses një sistem raketash me rreze të mesme në Luzonin Verior, në Filipine, në kuadrin e një stërvitjeje ushtarake. Ushtria amerikane tha se “dislokimi i rëndësishëm shënon një moment historik për këtë aftësi të re, ndërsa rrit ndërveprueshmërinë, gatishmërinë dhe aftësitë e mbrojtjes, në koordinim me Forcat e Armatosura të Filipineve”.

“Duhet të fillojmë prodhimin e këtyre sistemeve goditëse dhe më pas, bazuar në situatën aktuale, të marrim vendime se ku, nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë, t’i vendosim ato”, i tha zoti Putin këshillit.

Lajmet për mundësinë e rifillimit të prodhimit të raketave bërthamore vijnë ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë. Zoti Putin kërcënoi kohët e fundit se do të vendoste armë konvencionale në distancë goditëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropianë, nëse armët e tyre me rreze të gjatë të dhuruara Ukrainës do t’i lejonin Ukrainës të godiste më thellë brenda territorit të Rusisë./ VOA

Ju sugjerojmë

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki
Aktualitet

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki

3 Korrik, 2025 10:03 am
Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë
Bota

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë

3 Korrik, 2025 9:58 am
Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
Bota

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

3 Korrik, 2025 9:44 am
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
Bota

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

3 Korrik, 2025 9:16 am
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Para
Asgjësohen 6032 bimë dhe fidanë kanabisi në Shkodër

Asgjësohen 6032 bimë dhe fidanë kanabisi në Shkodër

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, “New York Times” i kërkon Bidenit të tërhiqet nga gara

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, "New York Times" i kërkon Bidenit të tërhiqet nga gara

Burg ish-policit të Rinasit, lejonte që të kalonin në aeroport persona me probleme me drejtësinë

Burg ish-policit të Rinasit, lejonte që të kalonin në aeroport persona me probleme me drejtësinë

TE FUNDIT

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki

Rama shkon në Vlorë, vizitë të papritur në Bashki
3 Korrik, 2025

Sot kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës.  Nuk dihet ende arsyeja e vizitës...

Lexo më shumë

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë

Video/ Zjarret në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çesmenë
3 Korrik, 2025

Një zjarr i madh, i nxitur nga erërat e forta, shpërtheu të mërkurën pranë Çesmesë, një destinacion turistik në provincën...

Lexo më shumë

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat

Italia miraton rregullat e reja për monopatinat
3 Korrik, 2025

Ndërsa në vendin tonë vijon debati për qarkullimin e monopatinave, pas aksidentit me 3 të mitur disa ditë më parë...

Lexo më shumë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
3 Korrik, 2025

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com