Duket se, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, një vendim, i cili pritet ta mbajë atë në pushtet së paku deri në vitin 2030. Ky vendim, sipas tij, ka ardhur pasi ai ndien se i duhet ta udhëheqë Rusinë në periudhën më të rrezikshme në dekadat e fundit.
Putinit, i cilit ia dorëzoi presidencën Boris Yeltsin në ditët e fundit të vitit 1999, ka shërbyer si President më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus prej Josef Stalinit, madje duke e mposhtur edhe sundimin 18-vjeçar të Leonid Brezhnevin.
Për Putinin, i cili gëzon një mbështetje prej rreth 80 për qind brenda Rusisë sipas sondazheve, zgjedhjet janë formalitet nëse ai merr pjesë: me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe pothuajse pa disidencë publike, ai e ka të sigurt fitoren.