Vladimir Putin ka dalë sot në një komunikim në televizionin shtetëror, pas tentativës së djeshme nga Wagner për grusht shteti. Putin duket se po i jep mbështetjen e tij ushtarakëve të lartë.
Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes dhe ndihet i sigurt në realizimin e të gjitha planeve të saj në lidhje me “operacionin special ushtarak”.
Presidenti rus tha se ai e fillon dhe e përfundon ditën e tij me operacionin si prioritet të tij.
“Marshimi i drejtësisë” i zotit Prigozhin kishte për qëllim rrëzimin e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, pasi dyshja ishin përfshirë në një grindje të gjatë.
Më herët sot, analistët ushtarakë kishin vënë në pikëpyetje nëse zoti Shoigu do të qëndronte në postin e tij pas marrëveshjes së arritur me Ëagnerin për t’i dhënë fund kryengritjes.