Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin: Rusia mund të adoptojë konceptin amerikan të sulmeve frenuese

2022/12/10 at 9:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Rusia mund të adoptojë konceptin amerikan të sulmeve frenuese

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska mund të adoptojë atë që ai e përshkroi si një koncept të Shteteve të Bashkuara për përdorimin e sulmeve frenuese ushtarake, duke vënë në dukje se Rusia i ka armët për ta bërë këtë, në një deklaratë të hapur mes tensioneve në rritje Rusi-NATO lidhur me Ukrainën.

“Ne thjesht po mendojmë për këtë. Ata nuk kishin turp të flisnin hapur për këtë koncept gjatë viteve të fundit”, tha presidenti Putin, duke iu referuar politikës së Shteteve të Bashkuara, ndërsa ai po merrte pjesë në një takim në Kirgistan të një aleance ekonomike të ish-vendeve sovjetike të dominuar nga Moska.

Për vite me radhë, Kremlini ka shprehur shqetësimin në lidhje me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar të ashtuquajturën aftësi të Sulmit të Shpejt Global me Armë Konvencionale, që parashikon goditjen e objektivave strategjikë të një kundërshtari me armë konvencionale të vetëdrejtuara me saktësi kudo në botë brenda një ore.

“Duke folur për një goditje çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për zbatimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, idetë e tyre për të garantuar sigurinë e tyre”, tha zoti Putin, duke vënë në dukje se një sulm i tillë frenues do të kishte për qëllim të rrëzonte objektet komanduese.

Ai pohoi se Rusia tashmë i ka dislokuar armët hipersonike të afta për të kryer një goditje të tillë, ndërsa Shtetet e Bashkuara ende nuk i kanë dislokuar ato. Ai gjithashtu pohoi se Rusia tani ka raketa me vetëdrejtim që tejkalojnë aftësitë e atyre që zotërojnë Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse presidenti Putin dukej se i referohej armëve konvencionale me vetëdrejtim kur foli për imitimin e mundshëm të strategjisë së Shteteve të Bashkuara, ai vuri në dukje në mënyrë specifike se Amerika nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore e para, si mjet frenues.

“Nëse kundërshtari i mundshëm beson se mund të zbatojë teorinë e një sulmi frenues dhe ne nuk e bëjmë, kjo na bën të mendojmë për kërcënimet që paraqesin ide të tilla në pozicionet mbrojtëse të vendeve të tjera”, tha ai.

Në Uashington, këshilltarët e presidentit Joe Biden i panë komentet e Putinit si “kërcënim” dhe një paralajmërim tjetër të mbuluar se ai mund të dislokonte armë bërthamore taktike, tha një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti.

Zyrtari vuri në dukje se doktrina ushtarake ruse thotë se Moska rezervon të drejtën për të përdorur e para një armë bërthamore në përgjigje të një agresioni ushtarak në shkallë të gjerë.

John Erath, drejtor i lartë i politikave në Qendrën për Kontrollin dhe Ndalimin e Përhapjes së Armëve, gjithashtu e pa deklaratën e Putinit si një përpjekje tjetër për të ngritur kërcënimin bërthamor.

“Ai nuk thotë se do të lëshojmë armë bërthamore, por ai dëshiron që dialogu në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë të jetë: “Sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë, aq më i madh mund të jetë kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”, tha eksperti John Erat.

Ju sugjerojmë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
Para
DASH për punën e SPAK: Ka arrestuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe prokurorë

DASH për punën e SPAK: Ka arrestuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe prokurorë

Gazetari amerikan ndërron jetë gjatë ndeshjes në Katar

Gazetari amerikan ndërron jetë gjatë ndeshjes në Katar

Sekuestrohen disa ton kokainë në Atlantik, policia spanjolle: Mafia shqiptare…

Sekuestrohen disa ton kokainë në Atlantik, policia spanjolle: Mafia shqiptare...

TE FUNDIT

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com