Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin nuk tërhiqet nga Ukraina, Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv

2025/04/04 at 9:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Putin nuk tërhiqet nga Ukraina, Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv

Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrainës, kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 32 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.

Sulmet me dronë, të kryera më 3 prill, shkaktuan zjarre tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, i cili shtoi se dy fëmijë ishin në mesin e të plagosurve.

Sipas tij, disa blloqe banimi shumëkatëshe u shënjestruan. Ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar për të mbijetuar që mund të jenë bllokuar në rrënojat e ndërtesave, thanë autoritetet.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ruse kryen të paktën 14 sulme në Harkiv brenda 40 minutave.

Po ashtu autoritetet raportuan për një të plagosur nga sulmet me dronë në fshatin Ruski Tishki, në periferi të Harkivit, vendbanim që javët e fundit është goditur vazhdimisht nga dronët rusë.

Në Dnipro, ndërkaq, tre persona u plagosën pas një sulmi masiv me dronë, tha guvernatori rajonal. Po ashtu, të paktën shtatë sulme me dronë janë kryer në rajonin e Zaporizhjas.

Në Rusi, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha mëngjesin e 4 prillit se njësitë kundërajrore ruse kanë zmbrapsur një dron që ishte nisur drejt kryeqytetit rus.

“Specialistët e emergjencës po punojnë në vendet ku ranë fragmentet e dronit”, shkroi ai në Telegram.

Agjencitë ruse të lajmeve më vonë cituan përfaqësues të agjencisë federale të transportit që thanë se aeroporti Vnukovo, në Moskë, është rihapur për fluturime.

Mediat ruse thanë se edhe dy aeroporte të tjera ishin urdhëruar që të mbylleshin, por ende nuk është e qartë nëse në këto dy aeroporte kanë rinisur fluturimet./REL

Ju sugjerojmë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Para
Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, njëra prej tyre përfundon në kanal

Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, njëra prej tyre përfundon në kanal

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, të dielën bien temperaturat

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, të dielën bien temperaturat

Ambasadori Gonzato: Shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE

Ambasadori Gonzato: Shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE

TE FUNDIT

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
1 Dhjetor, 2025

Një automjetit të djegur është gjetur nga Policia, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond...

Lexo më shumë

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
1 Dhjetor, 2025

Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
1 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te sheshi Shqiponja në Tiranë. Mësohet se makina ka përplasur një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
1 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com