Hapja solemne e Kampionatit Evropian në të cilin triumfoi Majlinda Kelmendi, është bërë pikërisht nga numri një i shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.
Kështu ka shkruar trajneri i Majlindës, Driton Kuka, në Facebook.
“Hapja solemne e Evropianit u bë nga kryetari i shtetit të Rusisë, Putin, e flamuri i shtetit tonë të ri qëndron aty në mesin e flamujve, i barabartë me të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Kuka, përcjellë “Lajmi.net”.
Nderimi i gardës ruse ndaj flamurit të Kosovës, është bërë sensacion dje në internet.