Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë, “të përfshirë në dëbimin e fëmijëve ukrainas”

2024/12/04 at 8:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile

Zyrtarët të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ishin të përfshirë drejtpërdrejt në urdhërimin e trasferimit me forcë, të strehimit dhe më pas birësimit të fëmijëve ukrainas që u zhvendosën nga zonat e luftës dhe rajonet e pushtuara të Ukrainës, gjetën hulumtuesit amerikanë.


Në një raport të publikuar, hulumtuesit nga Universiteti Yale thanë se të paktën 314 fëmijë nga Ukraina ishin subjekt i një “programi sistematik të birësimit dhe strehimit të detyrueshëm” nga individë dhe familje ruse.

“Federata Ruse është përfshirë në një birësim të detyrueshëm dhe transferim fëmijësh nga Ukraina në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe të gjerë”, tha raporti. “Operacioni… u iniciua nga Putin dhe vartësit e tij me qëllimin për të ‘rusifikuar’ fëmijët nga Ukraina”.

Gjetjet i shtohen të dhënave të shumta që sugjerojnë se Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë mund të jenë përfshirë në krime lufte.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023 për “krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm” dhe “transferimit të paligjshëm” të fëmijëve nga territori ukrainas në Rusi. Komisionarja e Kremlinit për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, u akuzua gjithashtu.

Hulumtuesit në Laboratorin e Kërkimeve Humanitare të Universitetit Yale, puna e të cilëve mbështetet pjesërisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, thanë se kishin dokumentuar që nga viti 2022:

Aeroplanët e regjistruar në Forcat Ajrore të Rusisë dhe në Zyrën presidenciale u përdorën për të transportuar fëmijët në Rusi;

Fëmijët ukrainas u mbajtën në Rusi për muaj të tërë, u regjistruan në shkolla ruse dhe më pas u regjistruan në baza të dhënash për strehimin e fëmijëve;

Disa fëmijë ukrainas shfaqen në bazat e të dhënave ruse sikur ata kanë lindur në Rusi, jo në Ukrainë;

Shtetasit rusë, që morën kujdestarinë ligjore të të miturve ukrainas, u “inkurajuan” të aplikonin për shtetësi ruse për fëmijët nën kujdesin e tyre;

Fëmijët ukrainas iu nënshtruan “riedukimit prorus” në institucionet shtetërore ruse.

Sipas raportit, shumica e fëmijëve nga Ukraina, që janë të regjistruar në baza të dhënash të Rusisë, janë marrë nga Donjecku, rajon në lindje të Ukrainës që është pjesërisht i pushtuar nga forcat ruse dhe forcat aleate ruse që nga viti 2014.

Kremlini ka shpallur aneksimin e rajonit të Donjeckut, dhe tri rajoneve të tjera ukrainase – Luhansku, Zaporizhja dhe Hersoni – plus të Gadishullit të Krimesë. Vetëm Siria dhe Koreja e Veriut e kanë njohur këtë lëvizje.

Përfaqësuesit rusë shpesh e paraqesin përpjekjen e tyre si një gjest humanitar, duke strehuar, ushqyer ose mbrojtur fëmijët nga lufta ose nga kolapsimi i shërbimeve rajonet e pushtuara. Megjithatë, në shumë raste, autoritetet ruse kanë bëtë pak për të identifikuar prindërit ose të afërmit ose kujdestarët ligjorë të fëmijëve ukrainas.

Sipas të dhënave zyrtare të Ukrainës, deri më 24 korrik 2024, 19.546 fëmijë janë dëbuar nga Ukraina për në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Komisionari për të drejtat e njeriut i Ukrainës muajin e kaluar tha se deri më tani 1.012 fëmijë janë kthyer nga Rusia.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë më 4 dhjetor se po vendos kufizime sa i përket vizave për pesë zyrtarë rusë që mbështeten ose janë instaluar nga Rusia, në përgjigje të përfshirjes së tyre në shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë, duke përfshirë edhe dëbimin me forcë të fëmijëve.

“Shumë nga këta fëmijë u është ndryshuar identiteti dhe origjina u është mjegulluar, i janë nënshtruar indoktrinimit prorus dhe militarizimit ose janë birësuar nga familjet ruse”, tha DASH-i.

DASH-i nuk identifikoi pesë zyrtarët rusë, por shtoi se autoritetet e Kremlinit kishin krijuar pengesa që parandalojnë kthimin e fëmijëve në Ukrainë.

“Përbuzja e vazhdueshme e Rusisë për detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për të raportuar vendndodhjen e këtyre fëmijëve e bën të pamundur sigurimin e kthimit të sigurt të tyre”, tha Departamenti amerikan i Shtetit./REL



Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Francë, partitë e majta dhe të djathta mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Francë, partitë e majta dhe të djathta mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Gjekmarkaj takim me banorët e Laçit: Zgjidhja është rikthimi i PD-së në pushtet

Gjekmarkaj takim me banorët e Laçit: Zgjidhja është rikthimi i PD-së në pushtet

Rrëzohet Qeveria franceze

Rrëzohet Qeveria franceze
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com