Largimi i pushuesve nga plazhet e Lezhës ka krijuar trafik të rënduar pasditen e kësaj të diele. Situata më problematike paraqitet në segmentin Balldren-Milot dhe rrugën e Shëngjinit.
Fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar kaos në lëvizje, duke sjellë radhë kilometrike makinash. Report Tv sjell edhe videon nga trafiku.
I gjithë segmenti po monitorohet nga policia rrugore, e cila është zhvendosur në të gjithë kryqëzimet dhe degëzimet problematike për të parandaluar bllokimin e trafikut.