Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushtimi pa luftë i Çekosllovakisë nga nazistët dhe heshtja e aleatëve

2019/03/17 at 9:30 AM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pushtimi pa luftë i Çekosllovakisë nga nazistët dhe heshtja e aleatëve

Mars 1939: Tetëdhjetë vjet nga pushtimi pa luftë i Çekosllovakisë. Si Hitleri futi në kurth presidentin Emil Hácha, ndërsa ndërkombëtarët heshtën me mendimin se kishin shmangur Luftën e Dytë Botërore.


Më 15 mars 1939 ushtria gjermane pushtoi Çekosllovakinë pa shkrepur thuajse asnjë plumb. Një natë më parë, presidenti i vendit u mor peng nga Hitleri dhe u detyrua që të firmoste kapitullimin e vendit. Lëvizja ishte aq e shpejtë dhe aq e papritur, saqë aleatët e Çekosllovakisë nuk patën kohë as të protestonin, pasi gjithçka ishte firmosur e zeza në të bardhë. Kjo ishte hera e fundit në të cilën Hitleri arriti të realizonte planet e tij, pa u përballur ushtarakisht. Gjashtë muaj më vonë, kur kërkoi të bënte të njëjtën gjë me Poloninë, shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.

Pushtimi i 15 marsit ishte planifikuar për një kohë të gjatë me një taktikë cinike nga ana e liderëve nazistë. Tensionet e Gjermanisë me Çekosllovakinë vazhdonin prej një viti, kur gjermanët nisën të ekzagjeronin, shpesh herë duke shpikur, rastet e diskriminimit të pakicave gjermane që në atë kohë jetonin në rajonin e Sudetit. E vërteta është se ishin vetë gjermanët që financonin në fshehtësi partinë filo-naziste, që të kryente akte gjithmonë e më agresive.

Çekosllovakia ishte një shtet shumë i dobët përballë këtyre presioneve. Një shtet i ri, që në fund të Luftës së Parë Botërore u formua nga shpërbërja e perandorisë Austro-Hungareze. Brenda saj, jetonin dy grupe kryesore: çekët, që në kohën e Perandorisë diskriminoheshin vazhdimisht, dhe sllovakët të cilët ishin më të vogël në numër, por ishin trajtuar relativisht më mirë në vitet paraardhëse. Të dy popuj sllavë, me shumë gjëra të përbashkëta. Këto dy popuj u bashkuan, pas shumë përpjekjeve të politikanëve dhe intelektualëve të asaj kohe, të cilët mendonin se dy shtete të vogla në qendër të Evropës do ta kishin shumë të vështirë për të mbijetuar. Por në fakt, me kalimin e kohës, politikanët nacionalistë shfrytëzuan pikërisht dallimet gjuhësore dhe padrejtësitë e së shkuarës për të destabilizuar vendin e për të marrë pushtetin. Këtyre problemeve u shtohej edhe prezenca e minoriteteve të tjera si ukrainas, hungarezë e polakë, “çlirimi” i të cilëve u interesonte republikave fqinje.

Edhe pse në dukje e dobët dhe e përçarë, gjithsesi Çekosllovakia mbetej një “arrë e vështirë për t’u thyer”. Në kohën e Perandorisë, ishte ndër rajonet më të industrializuara. Vendi megjithëse kishte një ushtri të vogël, e kishte të armatosur shumë mirë. Duhet thënë se në vitin e parë të Luftës, Gjermania përdorte tanket e prodhuara në fabrikën “Skoda” të Çekosllovakisë.

Për Hitlerin, Çekosllovakia përbënte edhe një tjetër problem. Gjeografikisht i ngjante një shtize të futur në zemër të Gjermanisë, mes Austrisë në jug, e cila u aneksua nga Gjermania dhe rajonit të Saksonisë në veri.  Adolf Hitleri kishte vendosur prej kohësh fillimin e një lufte europiane, por nuk mund ta realizonte planin, para se të neutralizonte këtë kërcënim. Nëse për shembull Gjermania do t’i shpallte luftë Francës, Çekosllovakia do të shërbente si një pikë nisjeje për ta goditur vendin nga pas dhe për më tepër, kufijtë e saj ishin pak qindra kilometra nga kryeqyteti, Berlini.

Në vazhdën e vitit 1938, Hitleri nisi të forconte tonet dhe të rriste tensionin, deri sa kërcënoi hapur pushtimin e Çekosllovakisë me pretekstin për të “çliruar” qytetarët që flisnin gjermanisht. Qeveria Çekosllovake, e cila kishte mbetur e vetmja qeveri demokratike në gjithë Europën qendrore, kërkoi mbështetjen e aleatëve të saj të mëdhenj, Francës dhe Anglisë. Por siç u pa, dy vendet e fuqishme nuk kishin ndër mend të shpërthenin luftën për një republikë të vogël.

Në Konferencën e Mynihut, e organizuar në çastin e fundit për të bindur Hitlerin të hiqte dorë nga lufta, Franca dhe Anglia me ndërmjetësimin e Benito Mussolinit, detyruan liderët çekosllovakë t’ia jepnin rajonin e Sudetit Gjermanisë. Të bindur se kishin evituar fillimin e një Lufte Botërore, liderët francezë dhe anglezë u kthyen në shtëpi mes brohoritjeve të qytetarëve të tyre.

Pa u tharë mirë boja e nënshkrimeve të Konferencës së Mynihut, Hitleri i dha mbështetjen e plotë të djathtës nacionaliste të minorancës sllovake, e cila më 14 mars shpalli pavarësinë e njëanshme nga Çekosllovakia. Në të njëjtën ditë, Hitleri thirri në zyrën e tij në Berlin Emil Hácha-n, Presidentin e ri të Republikës Federale Çekosllovake. Në teori, takimi do të shërbente për të diskutuar se si Gjermania mund të negocionte mes republikës federative dhe indipentendistëve sllovakë. Në të vërtetë, gjithçka ishte një kurth.

Sapo arritën në Berlin, Hácha dhe stafi i tij u mbyllën në Kancelarinë gjermane, pa pasur mundësi të flisnin me asnjë jashtë, ndërsa trupat gjermane i afroheshin kufirit çekosllovak. Pas disa orësh pritjeje, Hitleri e takoi personalisht Hácha-n, duke i folur ashpër e duke e kërcënuar se nëse nuk do të firmoste kapitullimin, avionët gjermanë do të bombardonin Pragën. Hácha pësoi një atak kardiak dhe pas injeksioneve të mjekëve të Hitlerit, firmosi kapitullimin me duart që i dridheshin.

Mëngjesin e 15 marsit, trupat gjermane kaluan kufirin dhe pushtuan vendin, thuajse pa shkrepur asnjëherë armën. Hitleri hipi në një tren me Hácha-n dhe shkuan në Pragë, ku njoftuan shpërbërjen e Republikës Çekosllovake dhe krijimin e një Protektorati të Moravisë dhe Bohemisë, qeveria e së cilës i besohej një drejtuesi të partisë naziste. Sllovakia mbeti formalisht e pavarur, edhe pse në të vërtetë ishte një vend tërësisht nën varësinë e Gjermanisë së Hitlerit. Nga ana tjetër, Hungaria, që në atë kohë ishte aleate e Gjermanisë, arriti të “kafshojë” edhe një pjesë tjetër të vendit.

Gjashtë muaj më pas, Hitleri tentoi të bënte të njëjtën gjë me Poloninë, por këtë herë Franca dhe Anglia shpallën fillimin e Luftës së Dytë Botërore./Përgatiti Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: austria dhe gjermaniacekosllovakiaerjon uka opiniongjermania nazistehistori opinion erjon ukaLufta e Dyte Boterorenazizmipushtimi i cekosllovakise


Ju sugjerojmë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
Bota

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

11 Janar, 2026 2:14 pm
Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
Bota

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

11 Janar, 2026 2:08 pm
Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve
Aktualitet

Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve

11 Janar, 2026 2:04 pm
Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane
Bota

Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane

11 Janar, 2026 2:02 pm
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe
Aktualitet

Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe

11 Janar, 2026 1:59 pm
“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin
Bota

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin

11 Janar, 2026 11:08 am
Para
Detaje/ Kush është 62-vjeçari i ekzekutuar në Tiranë

Vrasja te liqeni, për një borxh të pakthyer

Njeriu i parë që do të shkojë në Mars mund të jetë një grua

Njeriu i parë që do të shkojë në Mars mund të jetë një grua

Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci

Protesta e opozitës, procedohet Gazment Bardhi dhe 32 persona të tjerë
















TE FUNDIT

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
11 Janar, 2026

Natën e së shtunës, parullat kundër qeverisë mbushën rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran, ndërsa protestuesit bënin thirrje për lëvizjen më të...

Lexo më shumë

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
11 Janar, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi "menjëherë". "Situata e...

Lexo më shumë

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
11 Janar, 2026

Kreu i PD ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës këtë të diel, kur tha ndër të tjera se në...

Lexo më shumë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
11 Janar, 2026

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, në kuadër të operacionit të koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com