Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushoi bora, por rrugët kanë ngrirë. Shumë fshatra mbeten të izoluar dhe pa energji

2017/01/09 at 10:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përkeqësimi i motit, OSHEE stakon 18 fidra

dimer, veri

Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin duke shkaktuar ngrica. Më poshtë situata në vend sipas emergjencave civile pranë Ministrisë së Brendshme.


QARKU KUKËS

Në asket rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në këto akse punojnë 3 borëpastruese dhe 3 fadroma.

Aksi Fushë-Dugagjin-Qafë Shllak është e qarkullueshme me zinxhirë deri në qendrën e njësisë administrative Malzi ndërsa pjesa tjetër deri në Qafë Shllak e Qafë Mali është e bllokuar.

Gjihashtu akset rrugore Kukës-Krumë dhe Krumë-Qafë Prushi-Kam janë të qarkullueshme pjesërisht pa zinxhirë.

Akset Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam dhe Dushaj – Lekbibaj janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Bajram Curri-Qafë Morinë është i qarkullueshëm pa zinxhirë.

Akset rrugore rurale të njësive administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod dhe Shishtavec, me fshatrat e tyre vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora.

Rrugët rurale të fshatrave Cahan dhe Mujaj-Dajç ,Brenogë, Domaj, Pogaj, Kishaj, Pusi i Thatë Selimaj, Lekurtaj, Shëngjergj, Peraj, Palcë, Brisë, Gjonpepaj, Curraj i Epërm dhe Myhejan për në qendër të Njësive Administrative janë të bllokuara.

Pa energji elektrike janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë ,Arrën, Lekbibaj si dhe fshatrat Çam, Gjinaj, Pogaj dhe Kishaj.

QARKU DIBËR
Në bashkinë Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në secilin prej tyre. Akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë.

Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese.
Ndërkohë akset Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht, Klos-Xibër dhe Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese.

QARKU SHKODËR
Akset rrugore kombëtare janë të gjithë të qarkullueshëm, pjesërisht pa dhe me zinxhirë. Situata më problematike paraqitet në akset rurale si Shkodër-Shosh-Breg Lumi, i cili është bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit dhe Shkodër-Bogë-Theth i cili është bllokuar në Qafë Thore. Në këto dy akse trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Për pastrimin e tyre janë angazhuar 3 fadroma dhe një mjet me zinxhirë i ushtrisë.

Ndërkohë në akset Qafë Mali-Fierzë Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Qelëz-Pukë-Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Probleme furnizimi me energji elektrike ka në disa fshatra të njësisë administrative Shalë, Shosh, Pult Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan.

QARKU LEZHË
Aksi rrugor kombëtar Rrëshen-Tuneli i Kalimashit është i qarkullueshëm me zinxhirë në pjesë të veçanta. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në këtë aks rrugor për të siguruar kalueshmërinë e mjeteve.

Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave.

Policia rrugore po monitoron qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kombëtare të qarkut.
Akset rrugore rurale të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë, janë hapura nga bora, e cila ka trashësinë nga 30-50 cm.

Në njësinë administrative Fan, Orosh dhe Selitë, mungon pjesërisht energjia elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të riparuar defektet.

QARKU ELBASAN
Akset rrugore kombëtare janë gjithë të qarkullueshëm normalisht nga mjetet.
Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i qarkullueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë ngrice.
I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike.

QARKU KORÇE
Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin, në të cilin duhet të përdoren zinxhirët.

QARKU VLORË
Në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar duke hedhur kripë dhe skorje në aksin rrugor dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Në Qafën e Muzinës nuk kanë rënë reshje bore por ky segment rrugor mbahet në monitorim nga firma kontraktore.

 



Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Foto-galeri Golden Globes 2017/ Të veshurat me keq, nga Natalie Portman te Sarah Jessica Parker

Foto-galeri Golden Globes 2017/ Të veshurat me keq, nga Natalie Portman te Sarah Jessica Parker

Video/ Bashkëshorti ideal! Fjalimi romantik i Ryan Gosling dedikuar Eva Mendes emocionoi internetin

Video/ Bashkëshorti ideal! Fjalimi romantik i Ryan Gosling dedikuar Eva Mendes emocionoi internetin

Video/ Anonymous Albania kërcënojnë Francën: Lironi Haradinajn ose do e paguani…

Video/ Anonymous Albania kërcënojnë Francën: Lironi Haradinajn ose do e paguani...
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com