Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pusho në paqe Ardit, hero i mjerimit!

2016/08/10 at 6:14 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Veç një djall e di pse gjithë kjo urretje

Nga GJERGJ META


Jemi mësuar të shohim 17­ vjeçarë tekanjozë, duke bredhur nëpër bare e makina luksoze, apo sherrxhinj, e pse
jo edhe të abuzuar, përdorues të drogave, apo edhe thjesht viktima të varfërisë. Ndërsa Arditi, që humbi jetën
para pak ditësh në plehrat e Sharrës, është hero i mjerimit.

Po, po, ashtu! Varfëria ka shpesh viktima dhe sigurisht Arditi, pavarësisht faktit që babai i tij ishte një polic, të cilit shteti duhet t’i garantojë jetesën e familjes, ishte një viktimë. Por me 17 vjetët e tij do të thosha që ishte një hero, e këtë e tregon edhe rrëfimi i dhimbshëm i shokëve të tij të klasës e ai i babait, që e dinte se i biri kishte hyrë në punë për të blerë rrobat për shkollë, ose thjesht për të pasur një lek më shumë në xhep.

Që një adoleshent të punojë, kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është një fisnikëri. Kjo shihet gjithnjë e më e
rrallë në realitetin tonë, edhe pse adoleshentët i sheh shpesh kamerierë apo në vende të tjera pune për të çuar ndonjë lek më shumë në shtëpi.

Arditi sot është heroi im, sepse ai kthehet në një model përkushtimi ndaj familjes e ndaj vetes. Imagjinoj
dhimbjen e prindërve të tij, por mendoj se bashkë me dhimbjen duhet të ndihen edhe krenarë për një fëmijë të
tillë që në ditë vere nuk kërkoi plazh, as udhëtime jashtë shtetit, as para për të blerë apo thjesht për t’u argëtuar, por shkoi e punoi. A nuk është kjo një fisnikëri?

Vdekja e Arditit sot na interpelon të gjithëve, si shoqëri e cila është e anestetizuar, pasi tepër e varfër dhe e dhunuar. Na interpelon se si është e mundur që një punonjës shteti nuk arrin të garantojë jetesën e familjes së tij. Sa herë kam qëlluar e kam parë policë në rrugë duke pritur për një makinë, pasi kishin lënë turnin e punës në burgun e Shënkollit apo të Fushë­Krujës. Sa herë i kam marrë në makinë për t’i shoqëruar deri ku donin të shkonin.

Si është e mundur kjo? Si është e mundur që varfëria të jetë aq e madhe, saqë një djalë i pastërvitur si Arditi shkon e bën një punë, e cila, edhe pse mund të duket e pistë, ka nevojë sigurisht për trajnime të mirëfillta që, përveç ndotjes, sjell edhe rreziqe të tilla.

Një vdekje si ajo e Arditit është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Djem me iniciativë
dhe dëshirë për t’i bërë ballë jetës i nevojiten këtij vendi dhe shoqërisë sonë. Unë nuk pata fatin të të takoja Ardit, për të ta dhënë këshillën, por ti na dhe edhe një herë një leksion të madh, leksione që fatkeqësisht po i marrim përditë nëpërmjet historive tragjike.

Na solle në vëmendje sa të rëndësishme janë të drejtat themelore të njeriut dhe zbatimi rigoroz i tyre, sa ia vlen
të denoncosh dhe të çirresh për të parandaluar çdo aferë korruptive që bëhet shkak për vdekjet tona të përditshme në rrugë, kantiere pune, nga krimi i organizuar dhe ai ordiner, sa ia vlen të sakrifikosh për një jetë më të mirë.

Ti, Ardit, je një personazh i vërtetë i romaneve mesjetare të Hygoit, që me historinë tënde tragjike na tregon sa vlerë ka jeta, dhe sa ia vlen të luftosh kundër padrejtësive!

Ndoshta nuk do të bëhej mjek, apo jurist, a ku ta di unë, por sigurisht nuk do të ishte kontingjent i vrasësve, i shpërndarësve të drogës, apo tekanjoz Blloku a spitullaq resortesh turistike. Do të bëhej një njeri i vetëdijshëm
se sa e mundimshme është jeta reale, një baba e një bashkëshort i përgjegjshëm. Në fytyrën e tij dallohej kjo
gjallëri, ky entuziazëm e ai shikim prej një të riu të dashuruar me jetën.

Aq i dashuruar sa nuk ka pasur turp t’i thotë kujt se punon me plehrat. Madje, turp përballë tij ndiejnë moshatarët e tij dhe ndoshta të gjithë ne që jetën e kemi pak më të garantuar sesa ai. Po, po, moshatarët e tij, të cilëve u është dhënë gjithçka dhe që nuk kanë nevojë të luajnë as gishtin e vogël të dorës për të pasur diçka.

Arditi sot është heroi im. Nga mosha mund të ishte fëmija im, por nëse do të kisha ndonjëherë një të tillë, do të doja të ishte një si Arditi.

E megjithatë, ky hero i mjerimit iku, bashkë me ëndrrat e tij, më dëshirën e tij për jetën. Pushofsh në paqe djalosh atje ku nuk ka më plehra, ku nuk ka më njerëz indiferentë, nuk ka më një shtet që punonjësit të vet nuk i garanton jetesën e familjes, nuk ka më pakujdesi në punë e nuk të mbulon njeri me plehra pasi ke vdekur.

E nga atje i dashur Ardit bëje një lutje për ne që të zgjohemi e sidomos për moshatarët e tu, që ende nuk e dinë se çfarë do të thotë të punosh apo të lodhesh për të fituar diçka. Pusho në paqe Ardit, heroi im!

/Marrë nga gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Para
Kadare merr titullin “Komandant” nga presidenti francez në “Élysée”  

Ismail Kadare shtrohet në spital

FOTO /Djali i Fidel Kastros i kërkon Majlinda Kelmendit të dalin foto së bashku

FOTO /Djali i Fidel Kastros i kërkon Majlinda Kelmendit të dalin foto së bashku

Ja si duhet të jetë jeta seksuale gjatë shtatëzanisë

Ja si duhet të jetë jeta seksuale gjatë shtatëzanisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
13 Tetor, 2025

Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha...

Lexo më shumë

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
13 Tetor, 2025

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria...

Lexo më shumë

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
13 Tetor, 2025

Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
13 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com