Gazetarja Arbana Xharra ka rrëfyer historinë e një çifti amerikan që kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri, për të shijuar mrekullinë e plazheve të jugut.
Xharra tregoi sonte në emisionin “Opinion”, se çifti amerikan ishte apasionuar shumë rreth mrekullive të plazheve të jugut, duke pasur parasysh kërkesat e tyre.
“Burri kishte ardhur disaherë në Ballkan, kishte qenë edhe në Kroaci, por bashkëshortja e tij, e cila vinte për herë të parë në Shqipëri kishte mbetur e apasionuar me atë se çfarë kërkonin. Ata nuk kërkojnë luks apo hotele luksoze, pasi ata i kanë atje në vendin e tyre këto standarde. Mirëpo, ata kërkojnë ujë të pastër, plazh dhe klimë”, tha Ajo.