Jennifer Lopez vazhdon të jetë ikonë e bukurisë. Edhe pse po i afrohet të 50-ve, pamja e saj e jashtme tregon të kundërtën. Së fundmi, Lopez është parë në plazhet e bukura të Francës me të dashurin e saj, Alex Rodriguez. Ajo ka marrë disa ditë pushim pas koncerteve të shumta që ka pasur, njëri prej të cilëve, ai në Las Vegas u shoqërua dhe me një incident të vogël ku bukuroshja 47-vjeçare gjatë performancës së saj, ka ngecur e shtrirë pa mundur që të ngrihej në këmbë. E për këtë arsye, u duk sikur vitet po bënin të veten, por “uragani” JLO na tregoi se e kishim gabim. Me rroba banje trup, ngjyrë të bardhë, të punuara me grep, Lopez dukej shumë në formë.
E fotografuar së bashku me sportistin e njohur Alex Rodriguez, këngëtarja ka pushuar dhe zërat se çifti mund të ishte ndarë.