Policia ka arrestuar administratorin e fasonerisë në Fushë Thumanë të Krujës, pas aksidentit me vdekje të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën një punonjës 33-vjeç.
Sipas informacioneve është vënë në pranga F.K., 48-vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën”, – njofton policia.