Garda e Republikës ka reaguar pas akuzave të deputetëve të PD se gardistët ishin të armatosur brenda Kuvendit.
Sipas PD, gjatë seancës së sotme plenare, një nga gardistët që u përplas me deputetin Salianji për flakadanët ishte i armatosur dhe për këtë fakt ata thanë se kanë edhe prova.
Ndërsa Garda e quan të pavërtetë këtë pretendim të PD dhe ka reaguar për mediat.
“Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:
Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë. Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Gardës./Opinion.al